Egli Tako publikon pamje nga prapaskenat e këngës së re "Gabime"


Këngëtarja shqiptare, Egli Tako, ka rritur pritshmëritë e fansave për projektin e saj më të ri muzikor.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, artistja ka ndarë disa pamje nga prapaskenat e videoklipit të këngës së re, e cila mban titullin “Gabime”.
Nga pamjet e publikuara, videoklipi duket se është realizuar në një nga bregdetet shqiptare, duke sjellë skena verore dhe atmosferë relaksuese.

Egli ka bërë të ditur se kënga do të publikohet të premten në orën 18:00, ndërsa në përshkrimin e videos ka shkruar: “Gabime nesër ora 18:00. Pak prapaskena sa të shkojë ora".
Fansat kanë reaguar menjëherë në komentet e postimit, duke shprehur entuziazmin për projektin e ri, i cili pritet të shënojë rikthimin e artistes me një tjetër këngë për sezonin veror.

Ajo pas daljes nga Big Brother ka qenë më e angazhuar në projekte të reja, duke qenë më aktive në muzikë.
Krahas kësaj, ka qenë e angazhuar edhe në televizion me një program që i përket fushës së saj. /Telegrafi/












































