LAJMI I FUNDIT:

Pranon Chiellini: Nuk i kam cilësitë e Ramos apo Van Dijk

Pranon Chiellini: Nuk i kam cilësitë e Ramos apo Van Dijk
(Fotomontazh: Instagram)

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka pranuar se nuk i ka cilësitë e qendërmbrojtësve, Sergio Ramos apo Virgil van Dijk .

Në një intervistë për So Foot, mbrojtësi italian ka folur për karakterin e tij në fushën e futbollit dhe dëshirën për të luajtur kundër më të mirëve.


Ai ka thënë se pengimi i kundërshtarëve për të shënuar në portën e skuadrës së tij e gëzon më shumë sesa të realizojë ndonjë gol.

(Foto: Instagram/giorgiochiellini)

“Gëzohem shumë kur e fitoj një duel. Kur e bllokoj një goditje të rrezikshme ose kur e shpëtoj një gol, më kaplon adrenalina. Është një lloj tjetër kënaqësie nga realizmi i golave, nuk krahasohet, por këto shpëtime në ndeshjet e rëndësishme i kam akoma brenda vetes”.

“Goli që e shënova kundër Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve më dha më pak kënaqësi sesa kur e ndala Harry Kane që të shënonte në minutën e 89-të”, ka thënë Chiellini duke e konsideruar veten dhe ish-mbrojtësin Andrea Barzagli lojtarë të nivelit ‘normal’.

“Mos më keqkuptoni, Andrea ka qenë mbrojtës shumë i mirë, por ne nuk i kemi cilësitë e Sergio Ramos apo Virgil van Dijk”, është shprehur 36-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori