LAJMI I FUNDIT:

Pozon si ‘Harry Potter’ dhe ‘Peter Pan’, Vedat Ademi: Ju rrëfej dashurinë time të re për modën dhe fotografinë

Pozon si ‘Harry Potter’ dhe ‘Peter Pan’, Vedat Ademi: Ju rrëfej dashurinë time të re për modën dhe fotografinë

Këngëtari i njohur Vedat Ademi, i cili tash e sa kohë është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë vazhdon të jetë i angazhuar në fushën e artit.

Përveç muzikës, ai së fundmi na ka treguar se ka edhe një pasion tjetër!


Bëhet fjalë për fotografinë, kjo pasi këngëtari ka vendosur të realizojë një set të mrekullueshëm fotografik në New York, ku vjen ndryshe nga ai Vedati që kemi njohur më parë.

Në një intervistë të shkurtër për Telegrafin, këngëtari mitrovicas ka folur rreth fotosesionit të tij më të fundit, të cilin e ka cilësuar si unik.

“Janë vërtetë fotografi të veçanta falë të gjithë komponentëve, unë si model, Altin Mici, krijuesi i kostumeve, dhe artit të Nik Morinës në fotografi. Ky set fotografik ka pasur për qëllim që të tregojë një linjë të veçantë kostumesh të personalizuara për mua nga stilisti Altin Mici, i cili ka krijuar posaçërisht kostumet me ngjyra e materiale duke i dhënë jetë një koleksioni të punuar enkas për mua”, tha Vedat Ademi për Telegrafin.

‘Magjia’ e personazheve të famshëm për fëmijë si ‘Harry Potter’ dhe ‘Peter Pan’ janë pjesë e këtij seti të veçantë fotografik. Në vazhdimin e bisedës, Vedati tregon ndërthurjen e këtyre temave me fotografitë e tij më të fundit.

” Gjatë fotografive nuk është menduar lidhja me personazhe të animuar, por pas realizimit kam preferuar me shaka të quaj vetën si ‘Harry Potter’ prej efektit të syzeve. Ideja ka qenë të realizonim një set të veçantë, plot ngjyra, lëvizje, thjeshtësi, pasi këto kostume dhe veshje japin idenë e të qenurit praktik dhe në modë”, tregon këngëtari Ademi.

Me të parë këto fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shumë prej fansave, por edhe disa nga mediat qoftë për kompliment apo mëdyshje, kanë shtruar pyetjen për një nisje të re të karrierës së Vedatit kësaj radhe si model.

Këngëtari për Telegrafin, tregon të vërtetën rreth kësaj çështje.

“Po në këtë fotosesion jam model. Vazhdoj të kem muzikën pasion dhe karrierë, pse jo ta provoj si model nëse nuk është ende vonë (qesh). Qëllimi është ta shijoja dhe pjesën e të pasurit një trup te prezantueshëm pas orëve në palestër dhe të pozoj pa merak”, ka thënë Vedat Ademi.

Në përfundim të bisedës, ai na tregoi se cilat janë planet e tij për të ardhmen e afërt në fushën e muzikës.

“Në muzikë akoma s’kam diçka gati, por jam duke punuar në disa projekte të cilat pres të ecin më shpejtë dhe të sjellë këngë në stilin tim sikurse janë mësuar të dëgjojnë fansat e mi”, ka përfunduar këngëtari Ademi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori