ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Me të filluar takimin Kroacinë e kaloi në epërsi askush tjetër pos Ivica Olic, i cili realizoi për 1-0. Nuk kaloi shumë kohë dhe (32’) Mario Mandzukic e dyfishoi epërsinë kroate – shok në tribunat e turqve.

Në pjesën e dytë ndeshjen e përfundoi Vedran Corluka (51’) me asistimin e Dario Srnas që shënoi për 3-0.


Në fund Slaven Bilic bëri tri zëvëndësime duke mos i lënë kohë Turqisë për të menduar për ndonjë gol.

Portugalia e Cristiano Ronaldos përkundër dominimit nuk ia arriti dot të shënojë së paku në Bosnjë, duke lënë gjithçka të vendoset në Portugali.

Me këtë fitore Kroacia ka arritur të sigurojë para kohe kualifikimin në Euro 2012, pasi në Maksimir do të luhet vetëm për prestigj në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

telegrafi sport app