LAJMI I FUNDIT:

Pochettino tregon vështirësitë dhe dallimet në të qenurit trajner i Chelseat dhe Tottenhamit

Pochettino tregon vështirësitë dhe dallimet në të qenurit trajner i Chelseat dhe Tottenhamit

Mauricio Pochettino thotë se një fitore ndaj Tottenhamit mund të nisë sezonin e Chelseat, por beson se puna e tij në “Stamford Bridge” është më e vështirë se ajo që kishte në veri të Londrës.

Trajneri argjentinas ka pasur një fillim të ngathët të sezonit, i cili e ka lënë Chelsean në vendin e 11-të dhe 14 pikë pas Spurs, të cilët do hyjnë në këtë sfidë në krye të Ligës Premier nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ange Postecoglou.


Rikthimi i tij  në Tottenham të hënën mbrëma do të jetë emocional, po në të njëjtën kohë do të thotë shumë presion për të fituar të tre pikët nga derbi i Londrës.

Pochettino flet sërish për Brojën para derbit me Tottenhamin
Lexo po ashtu Pochettino flet sërish për Brojën para derbit me Tottenhamin

I pyetur nëse një fitore e rëndësishme mund t’i japë Chelseat besimin që duhet për të nisur, Pochettino tha: “Është një proces, por shpresoj se do të jetë ndeshja që do të na ndihmojë të rritemi më shpejt”.

“Ndonjëherë është një ndeshje, një paraqitje, një rezultat ose një gol që mund të ndihmojë të jetë shkas për të ndryshuar gjërat”, është shprehur argjentinasi.

Pochettino gjithashtu pati një fillim të dobët në kohën e tij në Tottenham, vetëm për t’u bërë ndoshta trajneri më i mirë i klubit në epokën e Ligës Premier, duke arritur madje në finalen e Ligës së Kampionëve në 2019.

Pochettino u pyet gjithashtu nëse ecuria e tij aktuale tek Chelsea i kujton atij vështirësitë e hershme të Spurs.

“Përsëri, është e vështirë të krahasohet sepse kur mbërrita atje ishte një vit më parë që [Luka] Modric dhe [Gareth] Bale u larguan”, tha ai.

Pochettino duket se e kërkon shkarkimin nga Chelsea me deklaratën thumbuese ndaj pronarëve
Lexo po ashtu Pochettino duket se e kërkon shkarkimin nga Chelsea me deklaratën thumbuese ndaj pronarëve

“Ata shpenzuan shumë para për të nënshkruar lojtarë [për t’i zëvendësuar ata] dhe më pas filluan një projekt të ri me Harry Kane, Eric Dier, Dele Alli, Ryan Mason, Nabil Bentaleb dhe Heung-min Son”, vazhdoi Pochettino.

“Këtu ky fillim është më i vështirë, sepse me këtë ekip të ri është më e vështirë të gjesh një mënyrë për të performuar”, përfundoi 51-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori