LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen me Marokun në Katar, top klubet evropiane duan transferimin e Ounahit

Po shkëlqen me Marokun në Katar, top klubet evropiane duan transferimin e Ounahit

Azzedine Ounahi është një nga zbulimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’ ku po shkëlqen me Marokun.

Mesfushori i talentuar ka bërë paraqitje fantastike në këtë Kampionat Botëror dhe pritet të ndryshojë skuadër qysh në afatin kalimtar të janarit.


22-vjeçari prej katër vitesh është pjesë e futbollit francez, derisa nga viti i kaluar po mbron ngjyrat e skuadrës elitare Angers SCO, ku ka zhvilluar 14 ndeshje në Ligue 1 këtë edicion.

Top skuadrat evropiane janë vënë pas tij, ku mes tjerash edhe gjiganti katalunas Barcelona.

Gazeta katalunase ‘Mundo Deportivo’ ka raportuar se Barcelona e ka ndjekur me vëmendje Ounahin dhe do të tentojë në janar transferimin e tij.

Mesfushori qendror ka një kontratë deri në verën e vitit 2026 me Angers dhe pas paraqitjeve spektakolare në Kupën e Botës vlera e tij pritet të shkojë në rreth 30 milionë euro.

Por përveç Barcelonës në garë për të janë edhe Milan, Roma, Fiorentina, Torino, Arsenal, Liverpool, e francezët e Lille, Monaco e Lyon. /Telegrafi/