LAJMI I FUNDIT:

“I plotësoj kriteret”, Mbappe e sheh veten fitues të Topit të Artë këtë vit

“I plotësoj kriteret”, Mbappe e sheh veten fitues të Topit të Artë këtë vit

Sulmuesi i Francës dhe Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe beson se i plotëson të gjitha kriteret për të qenë fitues i Topit të Artë.

Emri i Mbappes vazhdon të jetë shumë i përfolur pasi francezi nuk po planifikon të zgjasë kontratën me PSG-në përtej vitit 2024.


Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të shënoi golin e fitores 1-0 të Francës kundër Greqisë në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2024.

Me këtë gol Mbappe, i cili në moshën 24 vjeçare nuk e ka fituar ende ‘Topin e Artë’, arriti në 54 gola në një sezon mes klubit dhe kombëtares, duke mposhtur legjendën, Just Fontaine (53) si lojtari francez që ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm.

Lista me 20 lojtarë: Renditen favoritët e Topit të Artë për vitin 2023
Lexo po ashtu Lista me 20 lojtarë: Renditen favoritët e Topit të Artë për vitin 2023

Në përfundim të ndeshjes, Mbappe mori pjesë në mikrofonat e mediumit TF1 dhe hodhi kandidaturën për të fituar Topi i Artë nga France Football më 30 tetor.

“Topi i Artë? Është gjithmonë e vështirë të flasësh për një trofe individual. Sepse duhet të dallosh veten. Kjo është diçka që nuk kalon domosdoshmërisht në sytë e publikut të gjerë”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Mendoj se i plotësoj të gjitha ato kritere. Unë do të thosha po, por janë njerëzit që votojnë dhe unë jam gjithmonë optimist”, përfundoi ylli francez.

Në datën 6 shtator, revista ‘France Football’ do të shpallë listën e futbollistëve të nominuar për të fituar ‘Topin e Artë’, çmim që vendi më i afërt për ta fituar ishte në vitin 2018 kur ishte i katërti në renditje dhe çmimin e fitoi Luka Modric.

Golashënuesi Erling Haaland, fitues i Ligës së Kampionëve, Ligës Premier dhe Kupës FA me Manchester Cityn, dhe Lionel Messi, ftues i Kupës së Botës dhe Ligue 1 me PSG-në, janë në mesin e favoritëve kryesorë për të fituar ‘Topin e Artë’ të vitit 2023.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin e fundit ishte sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Kalo në kategori