LAJMI I FUNDIT:

Pirlo nuk është i kënaqur me mesfushën, kërkon transferimin e Locatellit

Pirlo nuk është i kënaqur me mesfushën, kërkon transferimin e Locatellit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo nuk është i kënaqur nga mesfusha e tij aktuale dhe kërkon transferime të reja për këtë repart.

Edhe pse në skuadër janë afruar në afatin kalimtar veror emra si Arthur dhe McKennie, ndërsa në skuadër është Rabiot, Bentacour dhe Ramsey, sërish ish-futbollisti ka mbetur i pakënaqur.

Në listën e trajnerit italian së fundmi është futur mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli.

Ish-mesfushori i Milanit, tashmë pjesë e Sassuolo është duke zhvilluar një kampionat të madh, derisa është bërë i rëndësishëm edhe te Kombëtarja e Italisë.

Pirlo e dëshiron me çdo kusht afrimin e italianit dhe tanimë i ka bërë të qartë këtë gjë drejtuesve të klubit.

Kështu, për Locatelin, Juventusi pritet të bëjë një ofertë për në verën e ardhshme, teksa lojtari falë moshës së tij është i përfshirë në strategjinë e Juventusit për të vazhduar me rinovimin e skuadrës.

22-vjeçari në shtatë ndeshjet e para në Serie A ka shënuar dy gola, teksa Sassuolo e vlerëson rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Përfaqësueset
Luis Diaz thyen heshtjen pas ofertës së Barcelonës, konfirmon të ardhmen

Luis Diaz thyen heshtjen pas ofertës së Barcelonës, konfirmon të ardhmen

Ndërkombëtare
Zbulohen dy kushtet e Bayern Munichut për të shitur Joshua Kimmichin

Zbulohen dy kushtet e Bayern Munichut për të shitur Joshua Kimmichin

Bundesliga
Një muaj pas humbjes nga Usyk - Tyson Fury shihet shumë i dehur, goditi shtyllën me kokë posa doli nga lokali

Një muaj pas humbjes nga Usyk - Tyson Fury shihet shumë i dehur, goditi shtyllën me kokë posa doli nga lokali

Boks
Ylli i Man Cityt preferon kalimin te Real Madridi para opsioneve tjera

Ylli i Man Cityt preferon kalimin te Real Madridi para opsioneve tjera

Ndërkombëtare
U dënua me nëntë vite për dhunimin e shqiptares, Robinho fillon punë në burg

U dënua me nëntë vite për dhunimin e shqiptares, Robinho fillon punë në burg

Ndërkombëtare
Kalo në kategori