LAJMI I FUNDIT:

Philippe Coutinho dhe Aina – një tregim i vërtetë dashurie (Foto/Video)

Philippe Coutinho dhe Aina – një tregim i vërtetë dashurie (Foto/Video)

Philippe Coutinho bëri bujë për transferimin e tij te klubi i Barcelonës dhe çmimin marramendës për këtë kalim. Por, prapa futbollistit të talentuar brazilian fshihet një histori e bukur e vërtetë dashurie.

Coutinho dhe bashkëshortja e tij, Aina, u takuan kur ishin vetëm 14 vjeç dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë.


Dy adoleshentët u takuan për herë të parë gjatë një pasdite futbolli në një lagje të Rio de Janeiros ku ata jetonin dhe ku edhe u dashuruan për herë të parë.

#tbt com minha gata ❤️? #GRATIDÃO #ILOVEYOU

A post shared by Philippe Coutinho (@phil.coutinho) on Dec 28, 2017 at 8:37am PST

Ajo pranoi të takohej me Coutinhon pa e ditur se ai është një prej yjeve të reja braziliane që tashmë po zhvillonte talentin për të rinjt e Vasco de Gamas.

Një tregim i dashurisë dhe sakrificës

Siç zbulohet nga mediat e huaja, ofertat për coutinhon vinin nga krejt Evropa, por ai refuzonte ato sepse nuk dëshironte të ndahej nga Aina.

Ai vazhdoi të luante për Vasco de Gaman deri në moshën 16 vjeçare, kur atij i ishte ofruar një ofertë që nuk mund ta refuzonte: ekipi i tij dhe Interi arritën marrëveshje. Futbollisti është dashur të zhvendoset në Itali ku luajti deri në moshën 18 vjeçare.

#tbt #5anosdecasados ❤️

A post shared by Philippe Coutinho (@phil.coutinho) on Nov 16, 2017 at 10:46am PST

Pasi i dashuri i saj nënshkroi për Interin në vitin 2010, Aina, në moshë madhore tashmë, e la shkollën në mes të vitit shkollor dhe shkoi me të dashurin e saj futbollist duke e shoqëruar atë në ndjekjen e ëndrrës. Dy vite më vonë ata u martuan dhe u bënë prindër të një vajze.

Familjar dhe romantik

Tashmë futbollisti më i shtrenjtë në Spanjë dhe i dyti më i shtrenjti në histori, Coutinho, është një burrë komik, romantik dhe familjar, ashtu siç tregohet nga shumë fotografitë dhe videot e publikuara në rrjetin social Instagram.

Happy Valentine's day for my love!! Te amo minha vida ❤

A post shared by Aine Coutinho (@ainee.c) on Feb 14, 2017 at 10:29am PST

Mesfushori i ri i Barcelonës vazhdimisht ndanë fotografi të dy djemve të tij dhe gruas, të cilat kanë shpjerë që ai të dedikojë një video të tregimit të jetës së tij me foto me këngën “Perfect” nga Ed Sheeran në prapavijë.

Ish-futbollisti i Liverpoolit tashmë është në Barcelonë me Ainan dhe fëmijët e tij, ku shikuan së bashku fitoren e Barcelonës në Camp Nou ndaj Levantes.

?? I found a love for me Darling, just dive right in and follow my lead Well, I found a girl, beautiful and sweet Oh, I never knew you were the someone waiting for me 'Cause we were just kids when we fell in love Not knowing what it was I will not give you up this time But darling, just kiss me slow Your heart is all I own And in your eyes you're holding mine….? Obrigado por tudo meu amor, que possamos comemorar pra sempre juntos essa data. Ontem completamos 5 anos de casados! Acho que não tinha música melhor do que essa pra nossa historia. Obrigado por ser do jeitinho que você é, perfeita! Agradeço a DEUS todos os dias pela sua vida!sou APAIXONADO por voce, TE AMO. ❤️ ???#debocaabertaateagora #surpresalinda #fechouocinema

A post shared by Philippe Coutinho (@phil.coutinho) on Dec 14, 2017 at 4:58am PST

Coutinho pas kësaj ndeshje është prezantuar të hënën si lojtar i klubit nga Camp Nou.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori