LAJMI I FUNDIT:

Pesë gjërat që i mësuam nga ndeshja e Superkupës mes Liverpool dhe Chelsea që u mbyll në penallti

Pesë gjërat që i mësuam nga ndeshja e Superkupës mes Liverpool dhe Chelsea që u mbyll në penallti

Pas një ndeshje të bukur dhe dramatike në Stamboll, Liverpool fitoi Superkupën e e Evropës me rezultat 5-4 në penallti, pas ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur në barazimi 2-2.

Ndeshja në vetvete ishte një betejë rraskapitës, por emocionuese, plot aksione nga fillimi në fund. Por çfarë mësuam nga kjo ndeshje?


1.Mbreti Kanté

N’Golo Kanté zhvilloi një ndeshje të jashtëzkonshme ndaj Reds.

Pavarësisht se i humbi të gjitha ndeshjet e para sezonit  dhe luajti vetëm 17 minuta në Old Trafford në fundjavë, fituesi i Kupës së Botës, e tha fjalën e tij.

Kante ishte kudo. Jo vetëm në mënyrën e zakonshme, por ai vraponte dhe në distanca të gjata dhe mbyllte hapësirat e mbrojtësve.

Ishte një shfaqje tërheqëse për të, bënte i gjërave që i bënte Fernando Redondo para 20 vjetëve më parë.

Mesfusha e Liverpoolit ishte e dobët, si për sa i përket personaliteti ashtu edhe për performancën. Nëse ky do të jetë niveli i Kantes edhe në kampionat, atëherë Chelsea do të ftojë shumë.

2.A kishte penallti?

Kishte një incident në fillim të lojës, kur Sadio Mané goditi  drejt portës. Sulmuesi senegalez gjuajti bukur, por topi nuk arriti të shkonte drejt portës, sepse Andreas Christensen e bllokoi atë me duart e tij.

Kjo nuk u dha penallti edhe pse Christensen ishte mjaft paksa larg kur Mané e godit topin, por danezi nuk kishte kohë që t’i lëvizte duart e tij nga rruga.

A kanë ndryshuan rregullat? A ndryshoi mënyra e zbatimit të tyre? Natyrisht që VAR ishte i përfshirë në të dyja rastet, por duke pasur parasysh që VAR kryesisht është vetëm mendimi i një gjyqtari tjetër është e qartë se rregullat dhe zbatimi i tyre kanë nevojë për sqarime.

3.Bobby Firmino  

Liverpooli kish bërë disa ndryshime për ndeshjen ndaj Chelseat dhe kjo nuk i bëri mirë. Trajneri e ndërroi menjëherë pas pjesës së parë Alex Oxlade-Chamberlainin.

Klopp bëri një ndërrim të ashpër, por të domosdoshëm duke sjellë në fushë Bobby Firminon.

Papritur Liverpool mori krah. Tani padyshim që nuk ishte gjithçka për Firminon, por nuk mund të mohohet që braziliani vendos ritmin me lojën e tij.

Me të në fushë edhe Mohamed Salah dhe Sadio Mané filuan të të orientoheshin më mirë në sulm. Firmino asistoi dy herë.

4.Sa larg mund të shkojë Liverpooli këtë vit?

Liverpooli në edicionin 2017/18 ishte më ndryshe. Ata luanin me një egërsi të pashoq.

Ishte një futboll i pastër, uragani i ndërtuar rreth tre sulmuesve mbresëlënës të Reds. Ishte gjithashtu një sistem rraskapitës, pasi në fund lojtarët ishin të lodhur.

Kështu që Jurgen Klopp e ndryshoi këtë në edicionin 2018/19 dhe skuadra luajti më shumë lojë mbrojtëse.

Më fund foli me 97 pikë, por nuk mund ta fitonin titullin.  Loja në Superkupë tregon që Liverpooli do të tentojë sërish trofe.

5.Ardhja e Adrian  

Ndeshja e fundit e Adrian para finales, ishte ndaj AFC Wimbledon, në raundin e katërt të FA Cup.

Ai pranoi katër gola dhe dukej absolutisht tronditës. Aq shumë sa që West Ham e liroi atë gjatë verës.

Adrian ishe pa klubi në sezoni n 2019/20, por Liverpool e zgjodhi atë falas për të zëvendësuar Simon Mignolet. Ai u fut në aksion menjëherë, pasi ndaj Norwich portieri Alisson pësoi dëmtim.

A mund të përdorët më shumë këtë vit ky portier, pasi sezonin i fundit ishte vetëm në hije të brazilianit.

Po, Adrian mund të mbrojë në shumë gara. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori