E dashura e Fede Valverde, Mina Bonino, i kërkoi Casemiros të refuzojë transferimit te Manchester United dhe të qëndrojë në Real Madrid në një mesazh në WhatsApp.
Mesfushori brazilian, i cili ngriti pesë trofe të Ligës së Kampionëve gjatë një periudhe nëntëvjeçare në Madrid, do të bashkohet me skuadrën e Erik ten Hag pasi Reds arritën një marrëveshje në parim për transferimin e tij.
Casemiro do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me United me vlerë mbi 400 mijë euro në javë, sipas The Sun, i cili sugjeron se ai do të bëhet lojtari i tretë më i paguar në Old Trafford.
30-vjeçari tashmë ka shkruar një mesazh lamtumire për Los Blancos dhe mbështetësit e tyre në Instagram. “Kam jetuar historinë më të mrekullueshme”, ka shkruar ai. “Shpresoj të kthehem një ditë. Ajo do të jetë gjithmonë shtëpia ime”.
Dhe të premten mbrëma, dyshja e mesfushës Luka Modric dhe Toni Kroos i shkruan letra lamtumire emocionale brazilianit teksa ai përgatitet të nisë një sfidë të re.
Ndërkohë, e dashura e Fede Valverdes kishte një qëndrim tjetër ndaj largimit të tij.
Në atë që është qartësisht një gjest më shumë shoqëror, Mina Bonino i bëri një lutje të dëshpëruar Casemiros me një mesazh të paturpshëm në WhatsApp.
Ajo shkroi: “Gil de mierda! No te vayas”, që përkthehet në “B**h d***i! Mos u largo” . /Telegrafi/
— Mina Bonino (@Minabonino) August 19, 2022