Pep Guardiola ka një rregull të çeliktë, nuk nënshkruan me lojtarë nga dy klube
Pep Guardiola ka një politikë shumë të “qartë” transferimi në Manchester City – dhe përfshin mos nënshkrimin e lojtarëve nga dy klube.
Në afatin kalimtar të verës, Guardiola vuri theksin në sjelljen e lojtarëve më të rinj në klub – duke sjell lojtarë si Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku.
Së fundmi Guardiola vlerësoi punën e drejtorit të futbollit Txiki Begiristain për sigurimin e nënshkrimit prej 15 milionë funtesh të Manuel Akanji.
Por, sipas një libri të ri për katalanasin, Guardiola, duhej t’i tregonte kolegut të tij se ai nuk do të nënshkruante lojtarë nga të dy ish-klubet e tij, Barcelona dhe Bayern Munich.
Gazetari Marti Perarnau, një burrë që ka qasje të afërt me Guardiolën, po publikon një libër të titulluar, ‘Zot ruaje Pepin’, në fillim të vitit të ardhshëm.
🚨 Pep Guardiola has a 'block' on signing players from two clubs, it's forbidden. pic.twitter.com/0CM1YlbT61
— SPORTbible (@sportbible) December 2, 2023
Ai përfshin një nivel krejtësisht të ri të njohurive mbi metodat menaxheriale të Guardiolës dhe besnikërinë e tij ndaj atyre për të cilët ka punuar.
Ai e anashkaloi mundësinë për t’u ribashkuar me Lionel Messin në vitin 2020 kur ishte te Barça, ndërsa refuzoi gjithashtu të “prekte” yjet e Bayernit të cilët u identifikuan si objektiva transferimi nga bordi.
“Ishte Messi ai që u ofrua tek Manchester City në 2020. Ai që trokiti në derë ishte Leo. Pep kishte rezervën e tij. Ai është shumë i qartë që të mos prekë Barçën dhe të mos prekë Bayernin”, ka thënë fillimisht Perarnau për AS.
“City kishte një listë të lojtarëve të Bayernit për të nënshkruar dhe Pep i tha Txikit të mos prekte askënd. Dhe kishte shumë prej tyre, pothuajse të gjithë përveç portierit”, përfundoi gazetari.
Megjithatë, ka disa përjashtime. Guardiola nënshkroi Thiago Alcantara nga Barca kur ishte në Bayern, dhe gjithashtu e bëri Claudio Bravon një nga blerjet e tij të para në City nga Blaugranët.
Pesë herë fituesi i Ligës Premier ka qenë gjithashtu më se i lumtur që ka lejuar lojtarët të kalojnë në klube me Eric Garcia, Ferran Torres, Ilkay Gundogan dhe Joao Cancelo që të gjithë kanë nënshkruar për Barçën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat
UEFA i kthen përgjigje Real Madridit për akuzat rreth Topit të Artë
"Ai kujdesej dhe e donte klubin" - Van Nistelrooy zbulon se si e priti Erik ten Hag shkarkimin nga Man Utd
Arda Guler punëson tre persona për ta fituar vëmendjen e Ancelottit
Real Madridi është gati të dëgjojë ofertat për shitjen e yllit të skuadrës pas paraqitjes katastrofike në El Clasico
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Kosova, është mes Vullnetit dhe Gresës
Në podcast me Toni Kroos, Jurgen Klopp nuk lë gjë të keqe pa thënë për Sergio Ramosin
Problemi me rinovimin e kontratës – tri klubet e mëdha evropiane futen në garë për Vinicius
“The Simpsons” parashikojnë se kush i fiton zgjedhjet në SHBA
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar
Po eliminoheshin nga gara - Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt nuk i ndalnin të qeshurat