Pato: Nuk do të largohem


“Milani është shtëpia ime. Unë nuk kam dashur ta ndal karrierën time me Rossonerët pasi fitova dy titujt e parë me këtë fanellë. Unë dua të vazhdoj të kontriboj për historinë e Milanit dhe për sukseset e të ardhmes së këtij klubi, me kënaqësinë dhe harmoninë e të gjithëve përreth meje”.
“Kjo kënaqësi do të më japë energji në ndeshjet e në të ardhmen me më shumë entuziazëm dhe më shumë dëshirë për të fituar dhe shënuar. Sot është ditë e veçantë për mua. Unë falënderoj presidentin Berlusconi, klubin dhe tifozët, të cilët gjithmonë më kanë besuar”, u shpreh Pato. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/01/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate









































