Është raportuar kohëve të fundit se këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes me DJ Geek.

Dyshja ka kohë që nuk shfaqen më në rrjetet sociale, teska edhe përkundër lajmeve që qarkulluan në media, ata nuk postuan diçka llogaritë e tyre lidhur me këtë temë.

Foto: Arkiv/Dafina Zeqiri/Instagram

Ka qenë vetëm Dafina ajo e cila së fundmi përmes Instagramit, ka publikuar disa imazhe me mesazhe enigmatike.

Ajo publikoi një fotografi të një skulpture, e cila në pamje duket se i ngjason këngëtares, teksa është e shoqëruar me disa flutura.

View this post on Instagram

A JE PENDU…

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on Apr 25, 2020 at 1:39am PDT

“A je pendu…”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke mos bërë të ditur nëse dedikimi në fjalë lidhet me jetën private apo bëhet fjalë vetëm për ndonjë projekt të ri.

Megjithatë, një pjesë e mirë e fansave kanë aluduar në një këngë të re të këngëtares, e cila pritet të vijë shumë shpejt. /Telegrafi/