LAJMI I FUNDIT:

Onana shumë i lumtur me debutimin te Interi

Onana shumë i lumtur me debutimin te Interi

Interi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Neroazzurët u mposhtën në San Siro nga Bayern Munich me rezultat 0-2, në një ndeshje ku debutoi portieri kamerunas, Andre Onana.


Edhe pse trajnerit Inzaghi nuk i kishte lënë përshtypje paraqitja e tij, Onana bëri një punë të madhe duke bërë disa pritje të shkëlqyera.

Portieri kamerunas ka folur pas takimit me Bayernin, duke thënë se ishte ndeshje e vështirë pasi përballë kiishin një skuadër të madhe si Bayern Munich.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Përballë kishim një ekip të madh dhe gjëja e vetme që na mungoi ishte vetëm goli. Me siguri në sfidat e ardhshme goli do të vijë”, tha Onana.

26-vjeçari ka thënë se është shumë i lumtur me debutimin e tij, por i zemëruar me humbjen e pësuar.

Inzaghi: Mbrojtja ishte pasive, Onana nuk ka bërë pritje të mëdha
Lexo po ashtu Inzaghi: Mbrojtja ishte pasive, Onana nuk ka bërë pritje të mëdha

“Kur një futbollist debuton është gjithmonë i lumtur, por por përballë kemi një humbje dhe është një moment delikat. E rëndësishme tani është fitoja e skuadrës, shpresoj që të vijnë në duelet e ardhshme”, tha Onana.

Ndeshjen e ardhshme në kampionat Interi e zhvillon me Torinon, derisa në Ligën e Kampionëve përballet në udhëtim me Viktoria Plzen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori