LAJMI I FUNDIT:

Odegaard: Kam provuar gjithçka për të bindur Haalandin për t’u transferuar te Arsenali

Odegaard: Kam provuar gjithçka për të bindur Haalandin për t’u transferuar te Arsenali

Kapiteni i ri i Arsenalit, Martin Odegaard pranon se ka provuar gjithçka për të bindur bashkëlojtarin te kombëtarja e Norvegjisë, Erling Haaland, që t’i bashkohet atij te Topçinjtë.

Ish- sulmuesi i Borussia Dortmund përfundimisht nënshkroi për Manchester Cityn këtë verë për rreth 60 milionë euro.


Odegaard dhe Haaland bashkohen në nivel ndërkombëtar dhe shpesh flitej për përpjekjen e të parit për të joshur bashkëkombësin e tij për t’u transferuar në veri të Londrës.

Nga Haaland te Jesus dhe Sterling – Formacioni më i mirë me transferimet e verës në Ligën Premier
Lexo po ashtu Nga Haaland te Jesus dhe Sterling – Formacioni më i mirë me transferimet e verës në Ligën Premier

Megjithatë, mesfushori nuk ishte në gjendje ta bënte këtë dhe së fundmi e ka zbuluar historinë.

“Ne flasim çdo ditë, kemi një grup në Snapchat me disa nga djemtë e ekipit kombëtar. Ai është një djalë i madh, lojtar i madh”, ka thënë fillimisht Odegaard për FourFourTwo.

“Fatkeqësisht për ne, ai do të jetë një lojtar i madh për ta dhe do të shënojë shumë gola!”.

“I uroj atij të gjitha të mirat… përveç kur luajmë me ta. Po, u përpoqa për ta bindur atë të bashkohej me Arsenalin!”.

“Kur tifozët e Arsenalit po postonin foto të tij dhe mua në fanellë, ia dërgova atij. Unë punoja, por për fat të keq, nuk mjaftoi! Ai vetëm qeshi. Ai është një djalë me humor të mirë”, përfundoi mesfushori i Topçinjve. /Telegrafi/