LAJMI I FUNDIT:

“Nuk doja”, ylli 200 milionësh i Real Madridit konfirmon se dikur refuzoi transferimin prej 3 milionë eurosh te Liverpooli

“Nuk doja”, ylli 200 milionësh i Real Madridit konfirmon se dikur refuzoi transferimin prej 3 milionë eurosh te Liverpooli

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes ka shpjeguar pse ai refuzoi një transferim te Liverpool pasi klubi i premtoi atij një rrugë “shumë të mirë” për karrierën e tij.

23-vjeçari brazilian iu bashkua Los Blancos nga Santos në verën e vitit 2019 për 45 milionë euro dhe ‘goditi’ duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e tij të para.


Që atëherë ai është bërë një lojtar kyç për gjigantët spanjollë, duke bërë mbi 200 paraqitje gjatë një periudhe produktive katërvjeçare.

Por, gjërat mund të kishin qenë shumë të ndryshme për Rodrygon, i cili ishte shumë i lidhur me një transferim prej 3 milionë eurosh te Liverpool në vitin 2017, kur ai po vinte në radhët e të rinjve te Santos.

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah
Lexo po ashtu Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Tani përpara ndeshjes së sotme (e martë) në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, braziliani tregoi arsyen e refuzimit.

“Ne nuk e mbyllëm marrëveshjen sepse nuk doja. Doja të qëndroja në Santos edhe pse oferta ishte shumë e mirë. Rruga që më premtuan do të ishte gjithashtu shumë e mirë për karrierën time. Do të mbaroja studimet në Angli për t’u përgatitur për futbollin evropian”, ka thënë fillimisht Rodrygo.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja në Evropë. Gjithçka ishte shumë mirë, por dëshira ime foli më fort. Doja të qëndroja në Santos dhe të bëja pak histori në klub. Dhe kështu ndodhi”.

“Kam qenë në gjendje të përmbush ëndrrën time për të luajtur për Santos. Por është e vërtetë, pothuajse shkova në Liverpool”, përfundoi ylli i Real Madridit.

Menjëherë pas nënshkrimit për Real Madridin, ish-menaxheri i përkohshëm i Santos, Elano pretendoi se Rodrygo hodhi poshtë mundësinë për t’u transferuar në Anfield pasi u bë një ofertë “e ulët”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori