Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Sipas raportimeve të mediave në Spanjë, Liverpooli po kërkon një yll të Real Madridit për të zëvendësuar Mohamed Salah në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra saudite, Al Ittihad, paraqiti një seri ofertash për Salah, në fund të afatit kalimtar të verës, duke përfshirë një ofertë masive me vlerë 175 milionë euro.
Liverpool refuzoi të shesë asetin e tyre dhe është shpërblyer me dy gola dhe katër asistime nga egjiptiani në pesë ndeshje në fillim të sezonit të ri të Ligës Premier.
Al Ittihad pritet të kthehet me një tjetër ofertë për Salah në janar dhe Liverpool mund të joshet për të fituar para nëse klubi nuk është në garë për titullin në atë pikë.
Sipas gazetës spanjolle Fichajes, Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin anësor të Real Madridit, Rodrygo, si zëvendësues të Salah, nëse ai largohet në janar.
Megjithatë, thuhet se Real Madridi nuk ka gjasa ta lejojë brazilianin të largohet, nëse nuk vjen një ofertë ‘e jashtëzakonshme’ nga Merseyside.
Liverpool are keen on signing Real Madrid and Brazilian winger, Rodrygo, if Egyptian forward, Mohamed Salah, decides to leave the club in January. 🇧🇷@fichajesnet pic.twitter.com/dND6OEQPOl
— SPORF (@Sporf) September 21, 2023
Rodrygo, 22 vjeç, ka shënuar 32 gola në 171 ndeshje për Real Madridin dhe shihet gjerësisht si një nga talentet e rinj më të mirë në futbollin botëror.
CIES Football Observatory vlerëson se vlera e transferimit të Rodrygos është 200 milionë euro duke e bërë atë lojtarin e katërt më të vlefshëm në botë pas shokëve të klubit Vinicius Jr dhe Jude Bellingham, dhe sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland.
Liverpooli mund ta kishte nënshkruar Rodrygon për vetëm tre milionë euro në vitin 2017, një vit para se Real Madridi ta blinte atë nga Santos.
Sipas The Guardian, ish-mesfushori i Brazilit dhe Manchester Cityt, Elano e bindi presidentin e atëhershëm të Santosit, Modesto Roma Junior, të braktiste planet për të shitur Rodrygon në Liverpool.
Elano punonte si ndihmës trajner në Santos dhe një 16-vjeçar si Rodrygo nuk kishte bërë ende debutimin e tij në ekipin e parë për klubin brazilian.
Oferta e Liverpoolit përfundimisht dështoi, duke i lejuar Real Madridit të nënshkruajë brazilianin për 45 milionë euro vitin e ardhshëm. Dhe sigurisht që do të duhet shumë më tepër se kaq që Jurgen Klopp të marrë më në fund njeriun e tij në tregun e transferimeve të janarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kanë investuar miliona, por mbesin amator dhe qesharak: Penalltia e shkaktuar në Arabinë Saudite bën xhiron e botës

Kur shteti themelon një klub futbolli: Bleu të gjithë lojtarët më të mirë, fitoi titullin me të gjitha fitore

Tri klube angleze pas Mathys Tel, mësohen arsyet se pse i riu është i jashtëzakonshëm para porte

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi për përzgjedhësin e ri: Kanë aplikuar 26-27 trajnerë, këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësojnë

Hidhet shorti për Copa America 2024, Brazili në ‘grupin e vdekjes’

Ronaldo shënon në fitoren e Al Nassr, por asistimi që dha ishte shumë i bukur

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

Azem Gagica eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2, por i qëllon bileta kthyese

“Leve Palestina” – si arriti që një këngë suedeze e viteve 70-ta të bëhej një himn i ri palestinez