LAJMI I FUNDIT:

NRG Band publikon me klip këngën “Gocat me martini” (Video)

NRG Band publikon me klip këngën “Gocat me martini” (Video)

“Gocat me martini” titullohet kënga më e re, e cila ka ardhur për fansat e “NRG Band”.

I realizuar me videoklip, ky projekt është në vazhdën e sukseseve të grupit të njohur.


Për më shumë, “NRG Band” dhe frontmeni Besnik Qaka janë pjesë e edicionit të sivjetmë të Festivalit “Kënga Magjike”.

Se shpejti ne #kengamagjike2017 #gocatmemartini #yolo #newsingle #nrgband

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka) on Nov 12, 2017 at 9:14am PST

Është pikërisht kënga  “Gocat me martini”, me të cilën ky grup konkurron në këtë festival.

Natyrisht se “NRG Band” hyn menjëherë në konkurrim për ndonjërin nga çmimet me këtë projekt.

Ndërkaq, pritet të shihet në vazhdim se deri ku do të arrijë suksesi i kësaj kënge.

Kujtojmë që disa prej hiteve të fundit të grupit janë “Ajo M’kalli”, “Mos u Nal” e “Asnjo si ti”. /Telegrafi/