LAJMI I FUNDIT:

Noizy thotë se i kushtoi mbi gjysmë milioni euro koncerti në Tiranë: Isha sponsor gjeneral vet

Noizy thotë se i kushtoi mbi gjysmë milioni euro koncerti në Tiranë: Isha sponsor gjeneral vet
Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, shënoi një nga momentet më kulminante të karrierës së tij ditë më parë kur organizoi koncertin më të madh në jetë, të quajtur “Alpha Show”.

Mes shumë artistësh vendorë që ishin të ftuar krah tij për të performuar, Noizy realizoi atë që lirisht mund të thuhet si mbrëmja më e madhe muzikore e karrierës së tij.


E duket se organizimi i një koncerti të tillë ka qenë një investim i madh për reperi nga Shqipëria, shifra e organizimit për të cilin ka tejkaluar blerën e 500 mijë eurove.

Foto: Noizy/Instagram

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, gjatë një interviste për Euronews Albania.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha deklaroi Noizy.

Ndërkohë, i pyetur se a i është shpaguar e gjithë mbrëmja, reperi i hitit “Gangsta Love” deklaroi se ende nuk e di saktë se sa kanë qenë fifimet nga “Alpha Show”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori