Niang kërkohet nga kampioni i Anglisë

Sulmuesi francez, M’Baye Niang mund të largohet nga Milanit gjatë janarit.
22-vjeçari vazhdon të mbetet një objektiv i skuadrës angleze, Leicester City që dëshiron ta përforcojë fazën sulmuese.
Claudio Ranieri e vlerëson lartë sulmuesin francez dhe kërkon ta transferoj në Ligën Premier.
Për t’i siguruar shërbimet e tij, Leicester ka gati edhe një ofertë në drejtim të Milanit.
Besohet se kampionët e Anglisë do të ofrojnë rreth 20 milionë funte për transferimin e Niangut. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































