LAJMI I FUNDIT:

Nga Barcelona te Manchester United, Inter dhe Milan – top skuadrat evropiane pas japonezit Kamada

Nga Barcelona te Manchester United, Inter dhe Milan – top skuadrat evropiane pas japonezit Kamada

Daichi Kamada është njëri nga mesfushorët ofensivë më të mirë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori japonez po kalon vitin e tij të gjashtë te Eintracht Frankfurt, skuadër ku është që nga vera e vitit 2017.


26-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer ku në 31 ndeshje zyrtare ka realizuar 13 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Kamada është futur në vitin e fundit të kontratës me Frankfurtin dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdoj atë, pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij.

Gara për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit japonez është e madhe, pasi top klubet evropiane janë vënë pas tij.

Barcelona, Manchester United, Liverpool, Newcastle, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Milan dhe Inter janë vënë pas japonezit.

Nga Messi te Kroos, Skriniar dhe Rashford - 25 superyjet që janë të lirë të flasin me klube tjera
Lexo po ashtu Nga Messi te Kroos, Skriniar dhe Rashford - 25 superyjet që janë të lirë të flasin me klube tjera

Kicker ka raportuar se agjentët e lojtarit kanë zhvilluar takime me klube të ndryshme dhe po shqyrtojnë ofertën më të mirë.

Largimi i tij nga Frankfurt është mëse i sigurt, por mbetet të shihet se cila skuadër do t’i fitoj shërbimet e Kamadas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori