LAJMI I FUNDIT:

Neymar tregon paralajmërimin që i ka bërë Messit dhe Mbappes për Kampionatin Botëror

Neymar tregon paralajmërimin që i ka bërë Messit dhe Mbappes për Kampionatin Botëror

Brazili, Franca dhe Argjentina janë ndoshta tre favoritët kryesorë për të triumfuare në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Të tre këto Kombëtare lojtarët më të mirë të tyre luajnë te kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.


Neymar është ylli kryesor i Brazilit, Messsi i Argjentinës dhe Kylian Mbappe i Francës.

Braziliani Neymar ka zbuluar bisedën që ka pasur me dy partnerët e repartit ofensivë te PSG për Kupën e Botës.

Anësori brazilian ka thënë se është ëndrra e tij e madhe ta fitoj Kupën e Botës dhe për këtë i ka paralajmëruar dy shokët e skuadrës.

“Kupa e Botës është ëndrra ime më e madhe. Tani kam një mundësi tjetër dhe shpresoj ta realizoj. Kemi bërë shaka me Messin dhe Mbappe në lidhje me mundësinë e përballjes me njëri-tjetrin në finale”.

“Unë u thashë atyre se do të bëhem kampion bote, kemi qeshur shumë me njëri-tjetrin. Të luash me Messin dhe Mbappe është një kënaqësi e madhe. Ata janë lojtarë të mëdhenj, por Botërorin dua ta fitoj unë”, deklaroi Neymar.

Tutje ish-ylli i Barcelonës dhe Santos ka thënë se ai ka radhës që ta fitoj Botërorin, pasi Mbappe e ka fituar dhe Messi ka humbur një finale.

“Mbappe e ka fituar, ndërkohë që Messi, i cili konsiderohet prej vitesh si më i miri në planet, e ka humbur një finale. Tani është radha ime për të fituar Kupën e Botës”, deklaroi Neymar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori