LAJMI I FUNDIT:

Më në fund, një finale për Hazardin në Real Madrid

Më në fund, një finale për Hazardin në Real Madrid

Eden Hazard po përballet me finalen e tij të parë reale si lojtar i Real Madridit, me Superkupën e Evropës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Që kur ai mbërriti në Santiago Bernabeu, skuadra e tij ka luajtur tre finale, por ai nuk mori pjesë në asnjërën prej tyre.


E para ishte Superkupa e Spanjës 2020, ku Real Madridi mundi Atletico Madridin në penallti. Në atë kohë, Hazard po shërohej nga dëmtimi që pësoi në duelin e Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain .

Dy të tjerat erdhën sezonin e kaluar kundër Athletic Club në Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

Parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme: Real Madridi përballet sot me Eintracht Frankfurtin në Superkupën Evropiane
Lexo po ashtu Parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme: Real Madridi përballet sot me Eintracht Frankfurtin në Superkupën Evropiane

Hazard nuk ishte në formë të mirë për asnjërën nga ato ndeshje dhe Carlo Ancelotti vendosi të mos përdorte sulmuesin belg.

Pavarësisht se konsiderohet si një nga favoritët për t’u larguar nga klubi këtë verë, Hazard ka udhëtuar me pjesën tjetër të shokëve të tij në Helsinki për finalen e Superkupës së UEFA-s kundër Eintracht Frankfurt.

Ancelotti e ka bërë të qartë se ai “po llogarit te Hazard për sezonin e ardhshëm” dhe përgatitja parasezonale e belgut ka sjellë optimizëm në skuadër.

Rreziku për të filluar nga bankina

Nuk ka dyshim se Hazard është një lojtar rezervë në Real Madrid. Synimi i Ancelottit është ta përdorë atë si një sulmues të zgjedhjes së dytë për të plotësuar Karim Benzema kur të jetë e nevojshme.

Hazard ka punuar në një pozicion “9 i rremë” gjatë turneut në SHBA në përpjekjen e tij për të përmbushur premtimin që u dha tifozëve të Real Madridit në Cibeles se ai do të rikthehet në formë për sezonin 2022/23.

Hazard i impresionin të gjithë me rikthimin te Reali, Ancelotti nuk dëshiron më transferime - plani i italianit me belgun është i 'çmendur'
Lexo po ashtu Hazard i impresionin të gjithë me rikthimin te Reali, Ancelotti nuk dëshiron më transferime - plani i italianit me belgun është i 'çmendur'

Ka shumë pak gjasa që Real Madridi të shkojë për një tjetër sulmues edhe në rast se Mariano Diaz largohet nga klubi këtë verë.

Në Helsinki, Hazard ka mundësinë të rigjej formën e tij dhe më në fund të përmbushë pritjet. Megjithatë, ai do ta bënte këtë nga stoli, pasi ai nuk pritet të fillojë këtë ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori