Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve: Shitet topi i finales së Ligës së Kampionëve për një shifër të 'çmendur'

Topi i përdorur në finalen e Liga e Kampionëve, mes Liverpool dhe Real Madrid, është shitur ditën e sotme në një ankand
Mësohet se shuma që është paguar për të marrë topin e garës më të madhe për klube në Evropë është rreth 28 mijë euro.
Kjo shumë do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Ankandi është zhvilluar qëllimisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.
Në topin e finales së Ligës së Kampionëve është e shkruar edhe fjala “paqe” në gjuhën ukrainase.

Nga
Telegrafi
20/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































