LAJMI I FUNDIT:

Nadal shpreson: Mund ta fitoj edhe Roland Garros

Nadal shpreson: Mund ta fitoj edhe Roland Garros

Rafael Nadal është entuziast pas sukseseve që ka arritur në turnetë e Montekarlos dhe barcelonës, duke u rikthyer tenisti i dikurshëm, që në fushat me dhè bën ligjin.

“Fitova dy turne të rëndësishëm për mua dhe e nisa mjaft mirë aventurën në sipërfaqen me dhe. Kjo më motivon edhe më shumë për të ardhmen, pasi më jep besim edhe për turnetë e tjerë në këtë sipërfaqe dhe mbi të gjitha për të fituar grand Slamin e Roland Garros”.

“Në karrierën time ka qenë i rëndësishëm fakti që nuk i kam dhënë rëndësi as humbjes e as fitores, duke i marrë gjërat në normalitet”, u shpreh tenisti spanjoll.

Nadal korri në Montekarlo dhe Barcelona sukseset e dhjeta, rezultate që nuk i ka arritur askush tjetër më parë dhe tashmë ndodhet në vendin e pestë të renditjes së përgjithshme, 390 pikë pas Federer.

“Dua që kur të nisë Roland Garros të jem mes 4 më të mirëve. Por edhe nëse kjo gjë nuk ndodh nuk shqetësohem, pasi e di se mund ta fitoj atë turne. Jam përgatitur mirë për këtë sipërfaqe dhe shpresoj që këtë ritëm ta ruaj edhe në dy turnetë e tjerë Masters që zhvillohen në Madrid dhe Romë”, deklaroi Nadal për mediat spanjolle, një nga ikonat e sportit të tenisit, i konsideruar “mbret” në fushat me dhè.