Mallorca ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit pas 13 minutave lojë.

Vedat Muriqi festoi, por pas përfundimit të pjesës së parë goli i është hequr sulmuesit kosovar.


Në fakt La Liga i ka shkruar si autogol mbrojtësit spanjoll Nacho Fernandez.

Por natyrisht se merita në këtë autogol të Nachos ka edhe Muriqi.

Faqja zyrtare e La Ligas në Twitter, ka bërë një postim interesant për Vedat Muriqin.

"Muriqi Airlines", ka shkruar faqja zyrtare e La Ligas në Twitter duke iu referuar shkëputjes fantastike që bëri Muriqi në autogolin e realizuar nga Nacho. /Telegrafi/

telegrafi sport app