LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Unë trajtohem ndryshe nga Kloppi dhe Guardiola, njerëzit ngatërrojnë pasionin me kontrollin emocional

Mourinho: Unë trajtohem ndryshe nga Kloppi dhe Guardiola, njerëzit ngatërrojnë pasionin me kontrollin emocional
Foto: Goal.com

Jose Mourinho beson se ai trajtohet ndryshe nga trajnerët tjerë si Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, pasi sipas tij situata e tyre shpesh janë të ngjashme, por që kanë pasoja të ndryshme.

Ish-menaxheri i Manchester Unitedit, i cili u lirua nga detyrat e tij në Old Trafford në muajin dhjetor, ka një histori të çuditshme kur është fjala për sjelljen e trajnerëve.


Mourinho është i bindur se homologët e tij nga Liverpooli dhe dhe Manchester City janë perceptuar ndryshe kur ata shfaqin të njëjtat situata sikurse ai.

Mourinho: Tashmë kam refuzuar tri oferta pune pas largimit nga Unitedi
Lexo po ashtu Mourinho: Tashmë kam refuzuar tri oferta pune pas largimit nga Unitedi

“Disa njerëz ngatërrojnë pasionin me kontrollin emocional”, ka thënë Mourinho për beIN Sports.

“Do t’ju jap një shembull që ju e dini se unë kam të drejtë. Situata të ngjashme, me mua dhe menaxherë të tjerë, por që kanë pasoja të ndryshme”.

Guardiola dhe Mourinho (Getty Images)

“Kur Mourinho sillet keq në vijën e trajnerëve, kur Mourinho godet një shishe, kur Mourinho e bën këtë apo e bën atë, ai dërgohet jashtë, pezullohet dhe ai paguan për këtë”.

Solskjaer: Mourinho është menaxher fantastik, shpejt do t'i kthehet punës
Lexo po ashtu Solskjaer: Mourinho është menaxher fantastik, shpejt do t'i kthehet punës

“Kur Jurgen [Klopp] e bën, ai është i veçantë. Kur Pep [Guardiola] e bën, ai është i veçantë”.

“Por, kur Mourinho i bën këto, ai dërgohet jashtë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori