LAJMI I FUNDIT:

Motta kritikon gjyqtarët pas humbjes së vonshme ndaj Juventusit

Motta kritikon gjyqtarët pas humbjes së vonshme ndaj Juventusit
Thiago Motta (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Thiago Motta ka kritikuar paksa gjyqtarët pas humbjes së vonshme ndaj Juventusit, me një penallti të diskutueshme dhe karton të kuq për Genoan.

Genoa kishte barazuar me Christian Kouame duke iu përgjigjur golit të Leonardo Bonuccit, por Francesco Cassatas iu tregua ashpër një karton i dytë i verdhë.


Pas pothuajse një pjese të tërë me 10 lojtarë, Genoa u mbajt mirë deri në fund, por në minutat shtesë u mposht pas akordimit të një penalltie të butë.

Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas
Lexo po ashtu Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas

“I komplimentoj lojtarët e mi, pasi bënë një paraqitje të mirë kundër një skuadre që është ndër më të vështirat për t’u përballuar, jo vetëm në Itali, por në të gjithë Evropën”, ka thënë fillimisht Motta pas ndeshjes.

“Ne kemi vërtetuar në rrethana të vështira se jemi një ekip i vërtetë. Ne nuk mund të mbroheshim, pasi shkonim përpara në 10 lojtarë. Duhej të vazhdonim të luanim, kështu që djemtë treguan qëndrimin e duhur”.

Notat e lojtarëve, Juventus 2-1 Genoa: Lojtar i ndeshjes Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Juventus 2-1 Genoa: Lojtar i ndeshjes Cristiano Ronaldo

“Unë do të them vetëm se gjyqtari ishte pak i ashpër këtë mbrëmje”.

“Ne mund të shkojmë në shtëpi duke e ditur që kemi dhënë gjithçka, kemi luajtur si Genoa dhe kjo është gjithçka që mund të bëjmë”, përfundoi trajner italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori