LAJMI I FUNDIT:

Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kanë njoftuar Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA).

Salah aktualisht është në detyrë me kombëtaren, ku edhe testoi pozitiv.


Ka qenë ueb faqja e Federatës së Futbollit të Egjiptit që ka njoftuar gjendjen e lojtarit dhe hapat e ardhshëm.

“Testet mjekësore të kryera në ekipin tonë kombëtar të futbollit treguan se lojtari ynë, Mohamed Salah, ylli i Liverpoolit, është infektuar me coronavirus pasi testi i tij erdhi pozitiv, megjithëse nuk vuan nga asnjë simptomë, ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit kanë rezultuar negativë”.

“Ylli ynë do t’i nënshtrohet më shumë kontrolleve gjatë orëve të ardhshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/