LAJMI I FUNDIT:

Mkhitaryan: Interi e meritonte të fitonte finalen e Ligës së Kampionëve

Mkhitaryan: Interi e meritonte të fitonte finalen e Ligës së Kampionëve

Henrikh Mkhitaryan reflektoi mbi dhimbjen e Interit në Ligën e Kampionëve, teksa është kthyer të flasë për finalen e humbur ndaj Manchester City.

Interi u mposht me rezultat minimal 1-0 nga City në finalen e madhe të zhvilluar në Stamboll.


Mesfushori armen, Mkhitaryan komentoi filimisht nëse humbja e finales evropiane mund të përdoret për të ndezur skuadrën.

“Jo, ky është një kapitull i mbyllur, një histori tjetër. Në mënyrë të pashmangshme, ne do ta mbajmë me vete, por tani fillon një rrugë e re për të ndërtuar dita ditës”, ka thënë fillimisht Mkhitaryan.

34-vjeçari ka reflektuar për atë finale të Ligës së Kampionëve dhe sa shumë ka menduar për të gjatë verës.

“Epo, pothuajse çdo ditë. Kjo është pothuajse një ndeshje e jetës. Ndoshta do të ndodhë përsëri, ndoshta jo…. Sigurisht, është një keqardhje e madhe sepse e merituam të fitonim. Të gjithë prisnin që City të shënonte tre, por unë mendoj se ne ishim superiorë”.

Ai tregoi se si ndihej të humbiste finalen për shkak të lëndimit, duke luajtur vetëm gjashtë minuta.

“Ishte e pafat që u lëndova kundër Milanit, unë isha jashtë për tre javë dhe bëra gjithçka që munda për t’u rikthyer në Stamboll, por mjaft duke parë prapa, mjaft mendime negative, le të përqendrohemi në ato pozitive, le të përpiqemi të rijetojmë ato emocione”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori