Lionel Messi ka përsëritur synimin e tij për t'u kthyer në Barcelonë në të ardhmen pas ndarjes me Blaugranët verën e fundit, kur ai iu bashkua me Paris Saint-Germain në një transferim të lirë pas skadimit të kontratës së tij me klubin nga Camp Nou.

Sulmuesi argjentinas mirëpriti gazetën spanjolle Marca në shtëpinë e tij të re në Paris për një intervistë në të cilën ai diskutoi përshtatjen e tij me jetën në kryeqytetin francez, shanset e PSG-së për të fituar Ligën e Kampionëve, si dhe vazhdimësinë në ish-klubin e tij dhe të qenit bashkëlojtar me Sergio Ramos.


Messi faktikisht foli për çdo gjë që e ka rrethuar dhe e rrethon, teksa në theks të vecantë ishte pjesa për ish-klubin e tij, Barcelonën, dhe një rikthim i mundshëm i përfolur.

“Gjithmonë kam thënë se në një moment do të kthehem në Barcelonë sepse është shtëpia ime dhe sepse do të jetoj atje”.

messi 3 1

“Dhe padyshim nëse mund të kontribuoj dhe ndihmoj klubin, do të doja të kthehesha”, ka thënë Messi për Marca.

Megjithatë, fjalët e tij mbeten për t’u faktuar në të ardhmen e afërt, pasi ylli argjentinas ka edhe dy vite tjera kontratë me klubin nga Parc des Princes. /Telegrafi/

messi 2 1

messi 1 2

telegrafi sport app