LAJMI I FUNDIT:

Messi ishte një prej arsyeve pse Griezmann e refuzoi Barcelonën në vitin 2018

Messi ishte një prej arsyeve pse Griezmann e refuzoi Barcelonën në vitin 2018

Antoine Griezmann më në fund e ka kompletuar transferimin te Barcelona nga Atletico Madridi, disa javë pasi e kishte konfirmuar largimin nga Los Cholchoneros.

Sulmuesi francez lidhej me një kalim te skuadra katalunase që nga vera e vitit 2018, e që në këtë verë më në fund e realizoi transferimin.


Por, në vitin 2018, Griezmann e kishte shansin që të kalonte në Camp Nou, mirëpo e kishte refuzuar ofertën e tyre, madje duke rinovuar kontratën me skuadrën nga qyteti i Madridit me një klauzolë prej 120 milionë eurosh.

“Ishte e vështirë të refuzohej Barca? Po, ishte shumë e vështirë”, kishte thënë fituesi i Kupës së Botës për Four Four Two në nëntor të vitit 2018.

Antoine Griezmann dhe Gerard Pique (Foto: Barcelona FC/Twitter)

“Keni Barcën që ju kërkon, ju telefonon, ju dërgon mesazhe. Por, e keni edhe skuadrën tjetër ku jeni shumë i rëndësishëm dhe ndërton një skuadër përreth jush”.

“Pa vetëdije, do të jeni pjesë e projekteve të Messit dhe jo tuajat. Por shokët e skuadrës dhe njerëzit e klubit (Atletico) bënë gjithçka, ata erdhën të flisnin me mua, ata rritën pagën time”, ka thënë më tej francezi.

Griezmann do të ketë klauzolë të largimit më të lartë se Messi
Lexo po ashtu Griezmann do të ketë klauzolë të largimit më të lartë se Messi

Duke shikuar prapa, ky sugjerim është mjaft ironik tani, duke pasur parasysh se Griezmann sapo ka ecur drejt në hijen e Messit.

Ai do ta ketë të vështirë ta zë edhe vendin e titullarit, pasi aty do të konkurrojë me Ousmane Dembelen dhe Philippe Coutinhon, ndoshta edhe me Neymarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori