LAJMI I FUNDIT:

Mesfushë shkatërruese dhe sulm i jashtëzakonshëm, formacioni më i shtrenjtë i vitit 2005 – Ronaldinho lojtari me vlerën më të madhe

Mesfushë shkatërruese dhe sulm i jashtëzakonshëm, formacioni më i shtrenjtë i vitit 2005 – Ronaldinho lojtari me vlerën më të madhe

Nga Ronaldinho te Thierry Henry, Alessandro Nesta e Andryi Shevchenko.

Ky është njëri nga formacionet më të mira në 20 vitet e fundit në futbollin botëror.


Mediumi gjerman Transfermarkt ka publikuar formacionin më të shtrenjtë të vitit 2005, ku bëjnë pjesë shumë futbollistë legjendarë.

Ashtu si në vitin 2004, edhe në 2005 futbollisti më i shtrenjtë ishte braziliani Ronaldinho me vlerën prej 50 milionë euro.

Portieri më i shtrenjtë pa pikë dyshimi ishte Gianluiggi Buffon që vlerësohej 35 milionë euro, ndërsa tre mbrojtësit me vlerën më të madhe ishin Gianluca Zambrotta, Alessandro Nesta dhe Rio Ferdinand.

Shevchenko, Henry, Ronaldinho

Mesfusha nuk do shumë koment, pasi janë tre mesfushorë shkatërrues ku secila skuadër do t’i donte t’i kishte në radhët e veta.

Patrick Viera, Michael Essien dhe Michael Ballack zënë vend në mesfushë, ndërsa para tyre në pozitën e trekuartistit është vendosur Ronaldinho.

Sulmi është i frikshëm, me tre futbollistë që kanë qenë makth i mbrojtjeve kundërshtare.

Thierry Henry, Rud Van Niestelrooy dhe Andriy Shevchenko përbëjnë repartin e sulmit si sulmuesit më të shtrenjtë të vitit 2005.

Vlera e përgjithshme e këtij formacioni të stërmbushur me yje ka qenë vetëm 406,5 milionë euro.

Formacioni më i mirë i vitit 2005:

Buffon, Zambrotta, Nesta, Ferdinand, Essien, Vieira, Ballack, Ronaldinho, Shevchenko, Henry, Nistelrooy. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori