Meghan Markle qëndroi përsëri në Montecito të Kalifornisë, ndërsa Princi Harry fluturoi për në Londër sepse ajo ‘nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes’ në varrimin e Princit Philip, pretendojnë miqtë e saj.
Pavarësisht se Dukesha e cila është shtatzënë nuk pranoi të kthehej në Londër me Harryn për t’u bashkuar me familjen e tij në zi për Dukën e ndjerë të Edinburgut, miqtë thonë se ajo dhe Princi Philip ‘kishin një lidhje të veçantë dhe ajo e adhuronte atë’.
Përveç që nuk dëshironte të ishte në qendër të vëmendjes, një zëdhënës i Pallatit të Buckingham-it më parë konfirmoi se Meghan ‘është këshilluar nga mjeku i saj të mos udhëtojë’ sepse ajo është rreth gjashtë muajshe shtatzënë, shkruan DailyMail.
“Meghan tha se shqetësimi i saj kryesor tani është mbështetja e Harry-t. Ajo tha se ia la asaj vetes nëse do të merrte pjesë apo jo në varrim”, thotë një person i brendshëm me lidhje të ngushta me Meghan Markle për DailyMail.com.
“Meghan tha se është gjatë këtyre kohërave kur familja duhet të bashkohet, të lërë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të bashkohen si një. Ajo tha se kjo është ajo që Princi Philip do të dëshironte dhe se ajo është e gatshme të falë dhe të shkojë përpara”, thanë ata.
Ndërsa është e mundur që Meghan të fluturojë për në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me Harryn para funeralit të së shtunës, burimi i brendshëm shtoi se nëna e saj Doria është ‘e patundur’ që ajo të mos udhëtojë ndërsa është shtatzënë.
“Doria këmbënguli që Meghan të qëndrojë pas dhe të mbështesë Harryn nga larg. Ashtu si Harry, Doria është shumë mbrojtëse ndaj Meghanit dhe nuk dëshiron ta shohë atë duke rrezikuar shëndetin e saj. Stresi është gjëja e fundit që Meghanit i duhet tani”.
Çifti Susssexes po presin fëmijën e tyre të dytë – një vajzë – këtë verë.
“Meghan tha që pjesëmarrja ose mos marrja pjesë në varrimin e Princit Philip nuk do të ndryshojë marrëdhënien e saj me Mbretëreshën. Ajo tha që Mbretëresha e kupton mungesën e saj dhe do të donte që ajo të qëndronte e sigurt dhe e shëndetshme për foshnjën”, tha burimi.
“Meghan tha se kjo është koha e përshtatshme që Herry të rregullojë marrëdhëniet e tij me vëllain dhe babanë e tij. Ajo nuk ka nevojë të jetë aty për këtë”.
Princi Harry fluturoi në Aeroportin Heathrow të Londrës pa gruan e tij këtë fundjavë në vizitën e tij të parë në Britani që nga largimi nga detyrat mbretërore.
Kthimi i Harryt në Mbretërinë e Bashkuar para funeralit të së shtunës është i pari i tij që nga marsi i vitit 2020 kur ai u zhvendos në Kanada dhe do të jetë mundësia e parë për t’u ribashkuar me Princin William dhe babanë e tij Princin Charles, i cili thuhet se po ‘pret’ për një ribashkim me djalin e tij.
Aktualisht, Harry është në karantinë në Nottingham Cottage të dizajnuar nga Christopher Wren, ku Harry i propozoi Meghanit në vitin 2017. Është vetëm pak metra larg banesës ku jeton vëllai i tij William me familjen e tij.
Harry mund të largohet nga karantina pas pesë ditësh nëse siguron një test negativ të coronavirusit nën skemën e Qeverisë për Lirimin pas paraqitjes së testeve negative. Sidoqoftë, ai do të lejohet të marrë pjesë në varrimin e Philipit pavarësisht, pasi udhëzimet zyrtare thonë se ata që vijnë nga jashtë mund të lënë izolimin ‘për arsye të dhembshurisë’.
Familja Mbretërore ka urdhëruar një armëpushim mbi përmbajtjen e intervistës bombë me Oprah Winfrey për t’u përqëndruar në nderimin dhe vajtimin e Philipit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit