LAJMI I FUNDIT:

Mediat e mëdha janë të sigurta, Gabrigol do t’i bashkohet klubit italian

Mediat e mëdha janë të sigurta, Gabrigol do t’i bashkohet klubit italian

E ardhmja e sulmuesi të Santosit, Gabriel Barbosa, ka filluar t’i ngjajë telenovelave të famshme braziliane.

Por, duket se edhe kësaj i ka ardhur fundi.


Mediat e mëdha braziliane si Globo, Lancenet, ESPN dhe italiane si Sky, tashmë janë të sigurta se Gabigol ka zgjedhur Interin.

Interi në pritje të Joao Marios
Lexo po ashtu Interi në pritje të Joao Marios

Brenda 24 orëve lojtari do të udhëtojë drejt Milanos për të kryer vizitat dhe kompletuar transferimin prej 25 milionë eurosh.

Me këtë rast ai do të vendos nëse do t’i bashkohet Interit, apo do të qëndron te Santosi deri në janar në formë të huazimit. /Telegrafi/

Tifozët e Interit tashmë kanë filluar të bëjnë montazhet e tyre, duke veshur Gabrigol me fanellën zikaltër.
Tifozët e Interit tashmë kanë filluar të bëjnë montazhet e tyre, duke veshur Gabrigol me fanellën zikaltër.