LAJMI I FUNDIT:

Mbreti Charles mban foton e dasmës së Princit Harry me Meghan Marklein në zyrën e tij përkundër përçarjeve në familjen mbretërore

Mbreti Charles mban foton e dasmës së Princit Harry me Meghan Marklein në zyrën e tij përkundër përçarjeve në familjen mbretërore

Fansat me sy shqiponjë vunë re të mërkurën (12 tetor) se Mbreti Charles III mban një foto të ditës së dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle të ekspozuar në zyrën e tij.

Në një video të postuar nga Lizzie Robinson nga ITV, monarku i ri po takohej me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss për të nisur takimet e tyre javore kur kamera u hap për t’i dhënë fansave një vështrim më të mirë në zyrën e tij.


Në sfond shfaqej me krenari një koleksion fotosh familjare. Një nga imazhet, në veçanti, dukej se ishte portreti zyrtar i familjes mbretërore nga dasma e Meghanit dhe Harryt në vitin 2018.

Foto: iTV News

Në foto, çifti është i rrethuar nga familja e tyre dhe festa e dasmës në Kështjellën Windsor menjëherë pasi ata u kurorëzuan në kishën e Shën Gjergjit.

Portreti familjar ku ata shihen të lumtur është realizuar nga fotografi Alexi Lubomirski.

Charles vendosi gjithashtu një foto të nënës së tij të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II, së bashku me tre trashëgimtarët e saj: Charles, Princ William dhe Princ George.

Foto: Alexi Lubomirski/Twitter

Megjithatë, shumëçka ka ndryshuar brenda familjes mbretërore që kur Duka dhe Dukesha e Sussex u martuan.

Në janar 2020, Markle dhe Harry njoftuan se do të tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore – dhe hoqën dorë prej tyre përgjithmonë një vit më vonë.

Pas daljes së tyre tronditëse, tensionet kanë qenë të larta brenda familjes mbretërore pasi dy vëllezërit Harry dhe William kanë acaruar raportet.

Foto: Getty

Edhe pse Markle dhe Harry u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, ata nuk u pritën me krahë hapur.

Dyshja në dukje u shpërfill disa herë gjatë procedurave të varrimit të mbretëreshës së ndjerë, kur ata ishin “të paftuar” nga ngjarjet dhe u detyruan të uleshin pas pjesës tjetër të familjes.

Fansat janë të bindur se Mbreti e shpërfilli çiftin edhe një herë duke bërë datën e kurorëzimit të tij në të njëjtën ditë me ditëlindjen e 4-të të djalit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Archie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori