LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Interi mund të synojë finalen e Ligës së Kampionëve

Marotta: Interi mund të synojë finalen e Ligës së Kampionëve

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta mendon se ekipi i tyre ka gjithçka çfarë duhet për të arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Interi u mposht me rezultat 2-0 në udhëtim te Real Madridi në ndeshjen e fundit të fazës grupore, por një ndeshje më herët kishte siguruar kualifikimin tutje.


Marotta ishte në krye të Juventusit kur ata arritën në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e parë të Massimiliano Allegrit, kështu që ai u pyet se mund të ndjekë Interi të njëjtin model.

Real Madridi mposht Interin, mbyll grupin në vendin e parë
Lexo po ashtu Real Madridi mposht Interin, mbyll grupin në vendin e parë

Marotta ishte i qartë në përgjigjen e tij duke treguar se beson se ekipi ka gjithçka për të arritur finalen e Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se kemi gjithçka që nevojitet për ta arritur këtë. Liga e Kampionëve është një turne me eliminim, jo një ligë, kështu që ka rrethana të favorshme që mund të bëjnë një ndryshim të madh”, ka thënë fillimisht Marotta.

“Ky grup ka fituar mentalitetin dhe përvojën e kësaj gare, ata janë më të sigurt në këtë nivel dhe ky ishte një proces për të arritur deri këtu”.

“Ata gjithashtu hyjnë në këtë si kampionë të Italisë, pasi kanë rezervuar tashmë vendin e tyre në raundin e 16-të, kështu që ne të gjithë shpresojmë ta kthejmë Interin atje ku kanë qenë gjithmonë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/