Man City po insiston për transferimin e yllit të Real Madridit

Brahim Diaz mund të ndërrojë skuadër këtë verë. Reprezentuesi i Marokut është shumë pranë largimit nga Real Madridi dhe gjithçka tregon se destinacioni i tij do të jetë Manchester City.
Pas një sezoni me pak mundësi si titullar në Madrid, sulmuesi i ri po kërkon një ekip ku të ketë më shumë rol dhe vazhdimësi, sipas zërave më të fundit rreth Real Madridit.
Klubi anglez është shndërruar në kandidatin kryesor për të marrë lojtarin andaluzian.
Enzo Maresca, trajneri i ri i Man Cityt, e ka kërkuar shprehimisht transferimin e tij dhe është i vendosur ta bëjë Brahimin një pjesë kyçe të projektit të tij. Transferimi mund të mbyllet rreth 60 milionë euro, një shumë e përballueshme për një lojtar të ri me potencial.

Maresca ka besim të plotë te Diaz. Italiani, i cili pritet ta pasojë Pep Guardiolën te Manchester City, po kërkon lojtarë që përshtaten me stilin e tij ofensiv dhe që sjellin kreativitet e dinamizëm në sulm.
Trajneri e sheh sulmuesin andaluzian si një profil i aftë të luajë në të dy krahët ose si mesfushor ofensiv.
Kjo shkathtësi e bën atë një lojtar ideal për rotacion dhe përshtatje në situata të ndryshme taktike. Maresca i ka kërkuar drejtuesve të Cityt që ta përshpejtojnë operacionin.
Manchester City beson se Diaz mund të jetë blerja e parë e madhe e epokës së re.
Ardhja e tij do të vazhdonte politikën e afrimit të talenteve të reja, duke siguruar një lojtar me përvojë evropiane me kosto relativisht të ulët./Telegrafi/




































