Paga e Ibrahima Konate te Real Madridi ka dalë në dritë, teksa francezi po përgatitet të firmosë si lojtar i lirë.

Kontrata e Konates me Liverpoolin skadon më 30 qershor, pasi ai nuk arriti të binte dakord për kushte të reja në “Anfield”, pavarësisht se ishte i përfshirë në negociata për një periudhë të gjatë.


Fundjavën e kaluar, krahas konfirmimit të shkarkimit të Arne Slot, Liverpooli njoftoi se Konate do të largohej si transferim i lirë.

Në vijim, El Desmarque ka publikuar detaje mbi atë se sa pritet të përfitojë ish-mbrojtësi i Leipzigut në “Santiago Bernabeu”.

Sipas raportimit, marrëveshja e tij deri në vitin 2030 do t’i sigurojë Konates 24 milionë euro bruto në sezon, që përkthehet në rreth 460 mijë euro në javë para tatimeve.

Kjo do të thotë se kontrata e tij katërvjeçare vlerësohet afërsisht 97 milionë euro, nëse ai qëndron deri në fund të saj.

Përveç kësaj, duke qenë se Konate po i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë, ai pritet të përfitojë edhe rreth 19 milionë euro si bonus nënshkrimi.

Raportohet gjithashtu se Konate ka refuzuar një ofertë shumë të madhe nga Arabia Saudite për të firmosur me Realin dhe tani është pranë një page që nuk do të kishte qenë e mundur te Liverpooli, ku thuhej se ai përfitonte afërsisht 176 mijë euro./Telegrafi/

telegrafi sport app