LAJMI I FUNDIT:

Luka Modric nuk përjashton mundësinë e largimit nga Real Madrid

Luka Modric nuk përjashton mundësinë e largimit nga Real Madrid

Mesfushori kroat, Luka Modric, e ka lënë si të hapur të ardhmen e tij duke mos përjashtuar një largim eventual nga Real Madrid për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion të ri të garave.

Ka më shumë se një dekadë që prej se Modric u bë pjesë e Real Madridit pas një aventure në Ligën Premier me Tottenhamin.


Veterani i mesfushës kaloi nëpër shumë sfida me Los Blancos gjatë këtyre viteve, ai madje u cilësua si transferi më i dobët ndonjëherë nga Real Madridi pas sezonit të tij debutues.

Derisa lojtarët ankohen se ka shumë ndeshje në futboll - Luka Modric befason me deklaratën e tij
Lexo po ashtu Derisa lojtarët ankohen se ka shumë ndeshje në futboll - Luka Modric befason me deklaratën e tij

Duke folur javën e kaluar, Carlo Ancelotti u shpreh me vendosmëri se nuk ka ndonjë shans që Luka Modric të largohet nga Real Madrid në janar.

38-vjeçari ka startuar në vetëm vetëm katër ndeshje këtë sezon, teksa në pesë paraqitje të tjera  është futur nga stoli.

Në një prononcim të shkurtër për shtypin kroat pas ndeshjes me Turqinë të enjten, Luka u pyet për fjalët e Ancelottit.

“Epo, nuk do të doja të hyja në atë çështje tani, ka ende shumë kohë deri në dimër dhe në fund të vitit. E kam thënë shumë herë, në moshën time nuk mund të planifikosh asgjë paraprakisht, duhet të shkosh ditë pas dite, ndeshje pas ndeshje dhe do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ishte shprehur fituesi i Topit të Artë.

“Ai ka një karrierë të shkëlqyer përpara tij”, Modric lavdëron bashkëlojtarin e tij te Real Madridi
Lexo po ashtu “Ai ka një karrierë të shkëlqyer përpara tij”, Modric lavdëron bashkëlojtarin e tij te Real Madridi

Përveç Modric, me mungesë të minutazhës po përballet edhe Toni Kroos e kjo vetëm për shkak të paraqitjeve të mira nga lojtarët e rinj si Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Fede Valverde dhe Jude Bellingham.

Forma e tyre po e detyron teknikun italian që të marrë vendimin e vështirë për të lënë në bankë dyshen që i solli shumë trofe madrilenëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori