LAJMI I FUNDIT:

Derisa lojtarët ankohen se ka shumë ndeshje në futboll – Luka Modric befason me deklaratën e tij

Derisa lojtarët ankohen se ka shumë ndeshje në futboll – Luka Modric befason me deklaratën e tij

Luka Modric është jashtë planeve të Real Madridit dhe Carlo Ancelottit këtë sezon. Mesfushori veteran ka grumbulluar vetëm 391 minuta në ekipin e parë në nëntë paraqitje deri më tani.

Kroati ka nisur katër ndeshje, duke u paraqitur si zëvendësues në pesë. Ai u la edhe dy herë në bankinë, për më shumë 38-vjeçari nuk ka shënuar asnjë gol deri më tani.


Modric u pyet për këtë realitet të ri në një konferencë për shtyp: “Epo, sigurisht që është një situatë e re për mua që të mos luaj aq sa më parë dhe aq sa do të doja”.

Dy lojtarë nuk duan të largohen nga Real Madridi në verën e ardhshme
Lexo po ashtu Dy lojtarë nuk duan të largohen nga Real Madridi në verën e ardhshme

“Ju e dini që unë gjithmonë dua të luaj, nuk dua të kem pushime, dua të luaj sepse atëherë ndihem më mirë dhe kështu përgatitem më së miri për ndeshjet”.

“Kështu është situata tani dhe mund të ketë disa pluse për të ardhmen, kështu që do të shohim, por nuk e dua këtë, dua të luaj, nëse është e nevojshme çdo tri ditë, sepse ndihem mirë fizikisht”.

“Do të ishte një histori tjetër nëse nuk do të ndihesha mirë, por ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht, dua të luaj”.

Anëtari i bordit të Real Madridit i bindur se Mbappe do t'u bashkohet në verën e vitit 2024
Lexo po ashtu Anëtari i bordit të Real Madridit i bindur se Mbappe do t'u bashkohet në verën e vitit 2024

“Gjithçka që ndodh rreth meje është një proces normal, kështu që unë thjesht e pranoj ashtu dhe më duhet të përgatitem mendërisht për këtë situatë, ta pranoj dhe të vazhdoj përpara”, ka shtuar më tej legjenda kroate.

Derisa Modric kërkon të luajë më shumë, ka lojtarë që ankohen se në futboll ka shumë ndeshje dhe askush nuk është duke menduar për ta, por që ta mendosh se ata duhen të shikojnë më shumë aktualisht te situata e mesfushorit kroat. /Telegrafi/