LAJMI I FUNDIT:

Anëtari i bordit të Real Madridit i bindur se Mbappe do t’u bashkohet në verën e vitit 2024

Anëtari i bordit të Real Madridit i bindur se Mbappe do t’u bashkohet në verën e vitit 2024

Anëtari i bordit të Real Madridit, Jose Manuel Otero Lastre, ka folur për planet e klubit për të transferuar Kylian Mbappe në vitin 2024.

Superylli i Paris Saint-Germain ka qenë prej kohësh në krye të listës së dëshirave të klubit madrilen dhe skuadra spanjolle shpreson të sigurojë nënshkrimin me të si lojtar i lirë verën e ardhshme, kur kontrata e tij aktuale të skadojë.


Mes frikës se ai mund të largohej falas, PSG e nxori Mbappen në shitje gjatë verës, por asnjë ofertë zyrtare nga Madridi nuk mbërriti. Çmimi i lartë i tij bëri që Madridi të përqendronte përpjekjet e tyre në një transferim si lojtar i lirë në vitin 2024.

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Malick Thiaw
Lexo po ashtu Real Madridi e bën prioritet transferimin e Malick Thiaw

Në një intervistë për kanalin Remontada Blanca Twitch, Otero, një anëtar bordi i Real Madridit i cili ka punuar së bashku me presidentin Florentino Perez që nga viti 2002, iu përgjigj shumë pyetjeve në lidhje me planet e Real Madrid për Mbappe.

“Mbappe kishte dhe nuk kishte mundësinë të nënshkruante për Real Madrid këtë verë. Për të ardhur, atij do t’i duhej të hiqte dorë nga disa bonuse shumë të larta që ai kishte rënë dakord tashmë me Paris Saint-Germain. Plus, kishte një shumë parash për të paguar”, kishte thënë fillimisht Otero.

“Shuma që do të duhej të paguhej për të nënshkruar me Mbappe një vit më parë ishte e çmendur. Nuk kishte kuptim të nënshkruanim me Mbappe një vit më parë, edhe pse Madridi ishte ‘thyer’ me largimin e Karim Benzema”.

Eden Hazard pensionohet nga futbolli në moshën 32-vjeçare
Lexo po ashtu Eden Hazard pensionohet nga futbolli në moshën 32-vjeçare

“Ne shpresojmë që Mbappe të ketë të njëjtin mentalitet si Bellingham. Besoj se ai do të vijë. Mbappe do të arrijë lavdinë kur të vijë te Real Madridi. Ai do të fitojë një Ligë të Kampionëve një ditë”, përfundoi Otero.

Kjo nuk ishte hera e parë që Real Madridi kërkonte nënshkrimin me Mbappen si një lojtar i lirë. Francezi ishte afër bashkimit me madrilenët në vitin 2022 përpara se të nënshkruante papritmas një kontratë të re./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori