LAJMI I FUNDIT:

Eden Hazard pensionohet nga futbolli në moshën 32-vjeçare

Eden Hazard pensionohet nga futbolli në moshën 32-vjeçare

Eden Hazard ka njoftuar të gjithë se i ka dhënë fund karrierës së tij legjendare, duke konfirmuar pensionimin nga futbolli në një moshë relativisht të re.

Reprezentuesi belg ra dakord të ndërpresë kontratën e tij me Real Madridin gjatë verës pas transferimit të tij me para të mëdha nga Chelsea.


Ai dështoi në Spanjë, me kohën e tij në klub të rrënuar nga një seri lëndimesh.

Hazard ishte i lidhur me një lëvizje rikthimi në Ligën Premier, me Crystal Palace që mendohej të ishte e prirur për ta marrë atë.

Por, ai ka vendosur të largohet nga sporti pasi u shfaq në profilin e tij privat në Instagram për të njoftuar pensionimin e tij, në moshën 32-vjeçare.

Nga parajsa në ferr: Gjenerata që ishte e destinuar të dominonte futbollin
Lexo po ashtu Nga parajsa në ferr: Gjenerata që ishte e destinuar të dominonte futbollin

“Duhet të dëgjoni veten dhe të thoni ndaloni në kohën e duhur”, ka shkruar fillimisht Hazard në Instagram.

“Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist”.

“Kam arritur të realizoj ëndrrën time, kam luajtur dhe jam argëtuar në shumë fusha në mbarë botën”.

“Gjatë karrierës sime kam qenë me fat që kam takuar menaxherë, trajnerë dhe shokë të mirë të skuadrës – faleminderit të gjithëve për këto kohë të mrekullueshme, do të më mungoni të gjithë”.

“Unë gjithashtu dua të falënderoj klubet për të cilat kam luajtur: LOSC, Chelsea dhe Real Madrid; dhe falënderoj RBFA për përzgjedhjen time në Kombëtaren Belge”.

“Një falënderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qenë pranë në kohë të mira dhe të këqija”.

“Më në fund, një falënderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur për gjithë këto vite dhe për inkurajimin tuaj kudo ku kam luajtur”.

“Tani është koha për të shijuar të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja. Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi”, mbyll shkrimin e tij ylli belg.

View this post on Instagram

A post shared by Eden Hazard (@hazardeden_10)

Magjiku belg gjatë karrierës së tij zhvilloi plotë 749 ndeshje, duke shënuar 200 gola, 193 asistime dhe fitoi 15 trofe.

Hazard shkëlqeu gjatë periudhës së tij në Stamford Bridge, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, ndërsa fitoi edhe dy Liga të Evropës, Kupën FA dhe Kupën e Ligës.

Belgu fitoi dy tituj të La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit të tij në Real Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori