LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui refuzon të bën krahasime mes Balet dhe Ronaldos, konfirmon dëshirën për largim të Kovacicit

Lopetegui refuzon të bën krahasime mes Balet dhe Ronaldos, konfirmon dëshirën për largim të Kovacicit

Real Madrid ka arritur edhe një fitore në kuadër të International Champions Cup.

Madrilenët kanë triumfuar para shikuesve në stadiumin MetLife kundër Romës me rezultat 2-1.


Pas takimit ka folur trajneri Julen Lopetegui, i cili ka lavdëruar ekipin për fitoren në takimin miqësor.

“Askush nuk e hedh prapa shpinës ekipin, ata japin më të mirën për klubin. Bale është një lojtar i shkëlqyeshëm, por është i tërë ekipi që duhet të ec para. Gareth është duke luajtur shumë mirë dhe jam i bindur se do të bëjë një sezon të mirë”.

Ai ka thënë se uellsiani nuk duhet të mbajë peshën e ekipit pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi.

“Unë nuk mendoj se dikush duhet të mbajë peshën e dikujt, ai duhet të japë më të mirën. Bale është një lojtar i madh, nuk më pëlqen të bëj krahasime ose nëse duhet të mbajë peshën e lojtarëve të tjerë”.

Spanjolli është ndalur edhe te shkrimet e fundit rreth largimit të Mateo Kovacicit, i cili u raportuar se do të transferohet te Chelsea.

“Nuk ka ende asgjë njëqind për qind. Ai ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe do të shohim se si përfundon çdo gjë, edhe pse do të ishte një lojtar i rëndësishëm në ekipin tim”, tha Lopetegui.

Rastet dhe golat e ndeshjes Real-Roma
Lexo po ashtu Rastet dhe golat e ndeshjes Real-Roma

Pas kësaj, Reali deri më tani ka gjashtë pikë në këtë turne gjersa Roma tre sosh. /Telegrafi/