Britney Spears dhe Sam Asghari kanë marrë një urdhër ndalimi ndaj ish-bashkëshortit të këngëtares, Jason Alexander pasi ai tentoi të prishte dasmën e të porsamartuarve të enjten (9 qershor).
Alexander, 40 vjeç, është urdhëruar të qëndrojë të paktën 100 metra larg nga Spears, Asghari dhe pasuria e saj në Thousand Oaks të Kalifornisë.
Sipas një kopje të urdhrit të marrë nga Page Six, ai ka “shkelur vazhdimisht” pronën e ikonës së popit dhe ishte këshilluar të enjten se ai “nuk ishte i mirëpritur”.
Ai dyshohet se ishte i armatosur me thikë kur hyri në shtëpinë e Spears në ditën e saj të madhe, thuhet gjithashtu në raport.
Alexander transmetoi drejtpërdrejt në Instagram kur hyri në rezidencë dhe u pa duke tejkaluar disa rose sigurie.
Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura u përgjigj menjëherë dhe bëri arrestimin.
“Jason Alexander është vënë në pranga, është marrë në paraburgim dhe është arrestuar. Shpreh falënderimet e mia për Departamentin e Sherifit të Qarkut Ventura për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe punën e mirë”, tha avokati i Spears, Matthew Rosengart.
“Unë jam duke punuar ngushtë me zbatimin e ligjit për të siguruar që zoti Alexander të ndiqet penalisht në mënyrë agresive në masën më të plotë të ligjit”, tha tutje ai.
Aleksandri u akuzua më pas për shkelje të ligjit dhe andalizëm, ai u mbajt me kusht 2,500 dollarë, pasi ai kishte gjithashtu një urdhër të hapur për vjedhje të madhe dhe posedim të pronës së vjedhur, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura. Lirimi me kusht u caktua në një shtesë prej 20,000 dollarësh për këto akuza.
Alexander u martua me Spears për vetëm 55 orë në 2004 pas një martese të improvizuar në Las Vegas.
Që atëherë, ai është përballur me një sërë çështjesh ligjore, duke përfshirë shkeljen e një urdhri mbrojtjeje dhe ndjekjen e një gruaje të paidentifikuar në dhjetor 2021.
Ai u deklarua fajtor për ato akuza më 4 janar dhe u urdhërua të vuante gati një vit shërbim prove.
Në janar 2021, Aleksandri u arrestua për drejtimin e automjetit nën ndikim dhe më pas përsëri atë gusht për thyerjen e protokolleve të sigurisë në një aeroport.
Pavarësisht shqetësimit, Spears dhe Asghari ishin në gjendje të kurorëzonin dashurinë përpara të ftuarve të famshëm, duke përfshirë Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore dhe Selena Gomez. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ke trauma, kur të dalësh, shko te një specialist” – Egla debaton ashpër me Françeskën
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man
Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi themelon një bursë për studentët shqiptarë në Gjermani
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë