LAJMI I FUNDIT:

L’Equipe zgjedh formacionin e vitit 2021 me yje si Benzema dhe Salah – injoron Messin, Ronaldon dhe Mbappen

L’Equipe zgjedh formacionin e vitit 2021 me yje si Benzema dhe Salah – injoron Messin, Ronaldon dhe Mbappen

Lionel Messi mund të ketë marrë për herë të shtatë Topin e Artë në nëntor, por ylli i Paris Saint-Germain nuk ka bërë mjaftueshëm për t’u përfshirë në ekipi më i mirë të L’Equipe për vitin 2021, ashtu sikurse nuk është përfshirë as rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo.

Messi është anashkaluar për ekipin, i cili u publikua nga gazeta franceze të martën, pas fillimit jo të mirë në Parc des Princes.


34-vjeçari ka shënuar vetëm një herë në Ligue 1 që kur u transferua te PSG nga Barcelona në gusht, megjithëse ka shënuar pesë gola në po aq ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Rivali i madh i Messit, sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo gjithashtu dështon të jetë në skuadrën e L’Equipe – pavarësisht se ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje që nga kthimi në Old Trafford në gusht.

Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Kush ka fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në çdo sezon nga 2009/10
Lexo po ashtu Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Kush ka fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në çdo sezon nga 2009/10

Në vend të kësaj, L’Equipe ka emëruar yllin e Real Madridit, Karim Benzema dhe Robert Lewandowskin e Bayern Munichut si sulmues të tyre në formacionin 4-4-2.

Lewandowski ka shënuar 30 gola në 25 ndeshje deri më tani këtë sezon, ndërsa Benzema ka shënuar 20 në 24 paraqitje.

Përveç sulmuesve, skuadra e vitit dominohet nga Liga Premier – me të katër mesfushorët që luajnë për klubet angleze.

Formacioni i vitit 2021 nga L’Equipe

Mohamed Salah i Liverpoolit është emëruar në krahun e djathtë, Kevin De Bruyne i Manchester Cityt në krahun e majtë, ndërsa dyshja e Chelseat, N’Golo Kante dhe Jorginho janë zgjedhur në qendër të mesfushës.

Në katërshen e mbrojtjes, mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold është emëruar si mbrojtës i djathtë, me Theo Hernandez të Milani në të majtë.

CIES zgjedh 11-shet më të mira të pesë ligave të mëdha të futbollit për vitin 2021, befasi të ndryshme në secilin kampionat
Lexo po ashtu CIES zgjedh 11-shet më të mira të pesë ligave të mëdha të futbollit për vitin 2021, befasi të ndryshme në secilin kampionat

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias dhe Marquinhos i Paris Saint-Germain formojnë dyshen e qendrës së mbrojtjes.

Ndërkohë, Edouard Mendy i Chelseat është zgjedhur si portier i vitit pas një fillimi mbresëlënës të karrierës së tij në Stamford Bridge.

Përveç Messit dhe Ronaldos, edhe disa lojtarë të tjerë të profilit të lartë si Kylian dhe Erling Haaland kanë mbetur jashtë 11-shes së vitit nga L’Equipe. /Telegrafi/