LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio sërish në lidhje me një vajzë të moshës ndër 25 vjeçare

Leonardo DiCaprio sërish në lidhje me një vajzë të moshës ndër 25 vjeçare

Leonardo DiCaprio, 48 vjeç, ka shijuar një takim komod me aktoren Victoria Lamas, 23 vjeçe, në Hollywood të martën – pas spekulimeve se ai ka pasur një lidhje romantike me supermodelen Gigi Hadid, 27 vjeçe.

Fituesi e çmimit “Oscar”, i cili ka krijuar një reputacion për të mos pasur lidhje me vajza të moshën 25 vjeçare në vitet e fundit, është parë duke u futur në një veturë me Victoria, e cila është vajza e aktorit Lorenzo Lamas dhe ka lindur dy vjet pas paraqitjes ikonike të DiCaprios në filmin “Titanic” të vitit 1997.

Dyshja u larguan veçmas nga The Birds Street Club përpara se të hipnin në një veturë së bashku, ku Leo u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka, shkruan DailyMail.

Leonardo ishte veshur me një bluzë të zezë, të shoqëruar me xhinse, një xhaketë të zezë dhe kapele bejsbolli.

Aktorja aspirante Victoria kishte veshur një bluzë të zezë të kombinuar me një xhaketë të zezë.

Flokët e saj ishin lënë në valëzime të buta dhe ajo kishte makijazh të nxirë tek sytë dhe një buzëkuq të purpurt të aplikuar në buzët e saj.

Sigurisht, si një e re 20-vjeçare, Victoria më shumë i përshtatet tipit të preferuar të Leos. Një burim pranë tyre tha: “Kishte një darkë të madhe grupore që gjithashtu u larguan së bashku”.

Leo u fotografua me Gigin për herë të parë që kur u publikua lajmi për romancën e tyre të raportuar, në fotografitë ekskluzive të siguruara nga DailyMail në shtator.

Kjo mesa duket shënoi herën e parë që fituesi i çmimit “Oscar” po niste një lidhje me një femër më të vjetër se 25 vjeçe, dhe Gigi do të ishte gjithashtu gruaja e parë me të cilën ai është takuar dhe që është nënë.

Pas publikimit të fotografive të reja, një burim i afërt me çiftin tha se ndërsa ata po takohen, ata ‘po e marrin shtruar gjithçka’, sipas tabloidit Page Six.

Gigi u fotografua gjithashtu duke u afruar me Leon në një festë në New York City muajin e kaluar – pasi aktori i dha fund lidhjes së tij katërvjeçare me Camila Morrone, 25 vjeçe.

Leo dhe Camila e dhanë dorëheqjen në gusht, pohoi një burim i afërt me Leon për The Sun të martën.

Ndarja dukej se përforcoi alibinë e çuditshme që ylli i filmit “Once Upon A Time In Hollywood” ka krijuar për të mos u takuar kurrë publikisht me një femër të moshës mbi 25-vjeçare.

Burimet e afërta me DiCaprion pohuan se ai dhe bukuroshja Morrone ishin ndarë kohët e fundit.

“Leo dhe Camila i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë verës”, tha një burim. “Nuk ka ndjenja të këqija mes tyre. Thjesht erdhi në një përfundim të natyrshëm”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori