LAJMI I FUNDIT:

Kush është Burkina Faso, kombëtarja që shkëlqeu në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe do të vijë në Prishtinë për tu ndeshur me Kosovën

Kush është Burkina Faso, kombëtarja që shkëlqeu në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe do të vijë në Prishtinë për tu ndeshur me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar edhe emrin e kundërshtarit të radhës për ndeshje miqësore në muajin mars.

Dardanët kishin paralajmëruar javë më parë se do të zhvillojnë ndeshje miqësore me Zvicrën më 29 mars në stadiumin Letzigrund në Zurich.


Por ishte paralajmëruar edhe një miqësore e radhës dhe tani ka ardhur zyrtarizimi nga FFK, ku Kombëtarja afrikane e Burkina Fasos është kundërshtari tjetër.

Në fakt Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë miqësore në Mars me Burkina Fason në Prishtinë, pasi është vendosur që ky takim të luhet më datën 24 të muajit të ardhshëm.

Kush është Burkina Faso?

Burkina Faso është një Kombëtare afrikane shumë e respektuar në këtë këtë kontinent pasi ndodhet në vendin e 56-të në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror FIFA.

Ky ekip përfaqësues ka bërë mrekulli në Kupën e Kombeve të Afrikës këtë edicion, duke shkuar deri në gjysmëfinale, ku u mposhtë nga Senegali 1-3, derisa takimin për vendin e tretë e humbën në penallti nga Kameruni pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3.

Burkina Faso është një Kombëtare që nuk ka shumë yje në radhët e saj, por që luajnë një futboll të bukur dhe kolektiv.

Kjo Kombëtare ka marrë pjesë 12 herë në Kupën e Kombeve të Afrikës, derisa dy herë ka zënë vendin e katërt, një herë të tretin dhe një herë ka qenë në finale.

Ndërkohë Burkina Faso luan ndeshje zyrtare nga viti 1960, por deri më tani asnjëherë nuk ka arritur të siguroj plasmanin për Kupën e Botës.

Futbollistët e kësaj kombëtare kryesisht luajnë në Francë dhe Belgjikë, derisa lojtari kryesor i saj luan në Ligën Premier. Fjala është për Bertrand Traoren, sulmuesin këmbëshpejtë që më parë ka luajtur te Lyon dhe tani është pjesë e Aston Villës.

Bertrand Traore

20-vjeçari Issa Kabore shkëlqeu më së shumti në Kupën e Kombeve të Afrikës. Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt i huazuar te Troyes në Francë, bëri katër asistime duke lënë gjurmë në këtë garë të respektuar.

Përballja e dytë mes dy ekipeve përfaqësuese

Për Kosovën përballja me Burkina Fason nuk do të jetë e para, pasi dy ekipet përfaqësuese ishin përballur mes vete edhe në vitin 2018.

Ka qenë ndeshja e dytë e përzgjedhësit Bernard Challandes në krye të Dardanëve, ndeshje e cila ishte zhvilluar në Francë.

Dardanët kishin fituar atë sfidë katër vite më parë të zhvilluar më 27 mars me rezultat të pastër 2-0.

Vedat Muriqi dhe Leart Paqarada ishin realizuesit e golave për Kosovën në sfidën ndaj Burkina Fasos.

Që nga ajo përballje ka kaluar shumë kohë dhe dy ekipet përfaqësuese kanë bërë ndryshime në radhët e veta dhe takimi më 24 mars në Prishtinë pritet të jetë tejet interesant. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori