LAJMI I FUNDIT:

“Kur dëgjon emrin e saj”, Mentor Haziri i këndon Agnesa Vuthajt në projektin e ri që synon tregun ndërkombëtar (Foto)

“Kur dëgjon emrin e saj”, Mentor Haziri i këndon Agnesa Vuthajt në projektin e ri që synon tregun ndërkombëtar (Foto)

Këngëtari i njohur Mentor Haziri së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “When I hear your name”.

Kjo këngë, e cila në përkthimin e saj në shqip thotë “Kur e dëgjoj emrin tënd”, është punuar me një ekip të madh njerëzish, ndërsa sjell në klip një nga ikonat e bukurisë kosovare.


Në një bisedë për Telegrafin, artisti Haziri rrëfen detajet e këngës së tij më të re në anglisht, me të cilën synon depërtimin në tregun ndërkombëtar.

“Kënga është ime e re është në anglisht e realizuar ne Dublin me një orkestër gjigante, përfshirë frymorët dhe harqet e orkestrës së Radio Televizionit Irlandez RTE, Dirigjentin e orkestrës simfonike të Irlandës Z.Murphy në Piano, Saksafonisti i artistit legjendar Van Morrison si dhe kitaristi i tij. Vokalet përcjellëse Sharon Gaynor, finaliste në “The Voice of Ireland”. Kënga është shkruar nga një artist Irlandez dhe është një ‘remake’. Titulli është në anglisht pasi që edhe kënga është në gjuhën angleze”, ka thënë Mentor Haziri për Telegrafin.

Mentor Haziri në xhirimet e klipit të ri “When I hear your name”

Klipi “When i hear your name” është në përpunim e sipër, gjersa performanca e tij zbukurohet me pjesëmarrjen e bukuroshes Agnesa Vuthaj, njëherësh “Miss Kosova 2004”.

Në vazhdimësinë e bisedës, Metori tregoi se si erdhi deri te bashkëpunimi me Vuthajn.

“Agnesën e kam mikeshë të vjetër të cilën e falënderoj shumë sepse më ka nderuar me pjesëmarrjen e saj dhe me bukurinë e rrallë që e ka, do befasohemi nga paraqitja e saj. Ideja ka qenë që moti, po ja tani i erdhi radha për ta realizuar”, tha tutje Haziri.

Ndërkohë, në fund të bisedës, këngëtari tregoi se klipi do të jetë i gatshëm për publikun brenda pak ditësh.

“Projekti besoj se do lansohet së shpejti ndoshta pas dy jave maksimum, kurse angazhimet nuk janë duke munguar, çdo fundjavë jam i angazhuar për të kënduar live. Edhe klipi është duke u punuar nga MAX Production që i falënderohem shumë për punën e palodhshme dhe ekipin profesional”, përfundoi Mentor Haziri për Telegrafin.

IKONA E BUKURISË AGNESA VUTHAJ, PËR HERË TË PARË PJESË E NJË KLIPI MUZIKOR

Bukuroshja Agnesa Vuthaj, e cila shquhet si njëra ndër blogeret më të suksesshme në trevat shqiptare, ka thënë për Telegrafin se e ka pritur me kënaqësi pjesëmarrjen në klipin “When I hear your name”.

“Mua gjithmonë më ka pëlqyer shumë muzika që bën Mentori dhe e kam mik shumë të mirë. Ka më shumë se një vit që Mentori më ka folur për këtë këngë dhe më ka kërkuar të jem pjesë e klipit. Në fillim kam pasur dyshimet e mia, meqë s’jam paraqitur në projekte të tilla me herët, por përfundimisht jam bindur dhe besoj që ka qenë një vendim i mirë! Shpresoj që paraqitja ime të pëlqehet edhe nga publiku!”, tha Agnesa Vuthaj për Telegrafin.

Tutje, bukuroshja Vuthaj thotë se ka pasur edhe më parë ftesa për të qenë pjesë e klipeve muzikore, por që nuk kishte ardhur koha e duhur deri më sot.

“Kam pasur shumë kërkesa gjatë karrierës sime, por asnjëherë më parë nuk jam ndjerë e gatshme të jem pjesë e ndonjë klipi. Për mua është shumë me rëndësi skenari i klipit, sikurse edhe kënga dhe vargjet/teksti. Kjo është paraqitja ime e parë në një klip muzikor. Unë e kam luajtur rolin tim bazuar në skenar. Është një kënaqësi të jem pjesë e një këngës që më ka pëlqyer shumë dhe shpresoj që do të dalë një klip i bukur po aq sa kënga”, thotë Vuthaj.

Duke mos dashur të zbulojë rolin dhe skenarin e saj në këtë klip, Agnesa e përmbylli bisedën duke treguar rreth pritshmërive që ka për projektin e ri të mikut të saj të ngushtë, Mentor Hazirit.

“Kënga është jashtëzakonisht e bukur! Unë vazhdoj ta dëgjoj çdo ditë, disa herë në ditë dhe mezi po pres të publikohet bashkë me klipin! Unë besoj që kjo këngë do i sjellë Mentorit edhe sukses ndërkombëtar”, përfundoi Agnesa Vuthaj për Telegrafin.

Agnesa Vuthaj në xhirimet e klipit të ri “When I hear your name” të Mentor Hazirit

Mentor Haziri ndër vite ka qenë një ndër zërat më premtues të skenës muzikore shqiptare, ndërsa duket se e ardhmja do të jetë synim i suksesit jashtë kufijve përkëngëtarin e njohur. /Telegrafi/

Pamje ekskluzive nga prapaskenat e klipit

Pamje nga klipi “When I hear your name” i artistit Mentor Haziri

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori